Daçiq e urdhëron MUP’in serb ta ndalojë tubimin publik të Festivalit “Mirëdita, dobar dan”

E publikuar: 27/06/2024 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik “Mirdita, dobar dan”, për shkak të rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës, si dhe rrezikut të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në përmasa më të mëdha. Gjithashtu, nuk do të lejohen tubime të tjera në atë zonë. Për këtë urdhër janë njoftuar organizatorët e takimit”, tha Daçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Daçiq kishte dalë kundër këtij festivali qysh në fillim.