Çuditet Zafiri: Më largoni nga listat e veteranëve të UÇK-së

E publikuar: 24/03/2015 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nisma-s, Zafir Berisha është ndier i befasuar me futjen e emrit të tij në listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në “Facebook”, Berisha i bën apel Komisioni Qeveritarë për verifikim që ta fshijë atë nga listat e veteranëve.

Postimi i plotë:

Rastësisht sot dikush më tha se edhe ju jeni në listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, dhe i befasuar u futa në internet për ta vërtetuar këtë gjë, për çudi kjo ishte e vërtetë, ajo që është më interesante se unë isha në lista me shumë “ Komandantë” ku për arsye morale dhe njerëzore duhet të them publikisht se nuk mundem me qenë në lista me këta “Komandantë dhe luftëtarë”, sepse unë me dt 08.04.2010 jam kthyer në Kosovë dhe në realitetin e saj, kështu që për të qen korrekt unë nuk mundem me i’u prishë dizajnin këtyre listave, prandaj miqësisht bëj apel publik Komisionit Qeveritarë për verifikimin e listave të veteranëve që të më fshijnë nga lista, për ta permisuar atë dhe të më falin për “gabimin” që e kam bërë që kam aplikuar në këtë proces.

ZB