Cramon – Kurtit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje: Ishte përpjekje enigmatike

E publikuar: 29/04/2021 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon i ka thënë Kurtit se ishte përpjekje enigmatike përpjekja për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, para zgjedhjes së Vjosa Osmanit president, shkruan lajmi.net.

Në Parlamentin Evropian, ku po Kurti po mban fjalim, von Cramon i tha atij se duhet të ketë një qeverisje gjithëpërfshirëse.

“Do të jetë e rëndësishme të shohim një mënyrë gjithëpërfshirëse të qeverisës. Ka qenë përpjkeje enigmatike ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje para zgjedhjes së presidentit”, tha ajo.

Në lidhje me vazhdimin e dialogut me Serbinë, von Cramon tha se Kurti po nguron në këtë pikë, por shprehi përkrahjen për vazhdim të këtij procesi.“Ka pritje të mëdha që ju do ta mbështesin dialogun. E di që ka një lloj ngurimi nga ana juaj, por duam t’iu ofrojmë mbështetje për pjesëmarrje në dialog.

Jemi të gatshëm të i’u mbështesim. Qëndrojmë në anën e Kosovës. Nuk i kushtojmë vëmendje këtyre “non papers”, sepse e dimë çka qëndron mbarapa saj- përhapja e frikës”, tha ajo.