Cozman harron Tunën,publikon momente romantike me partneren

E publikuar: 21/06/2021 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cozman ka zbuluar së fundmi lidhjen e re të dashurisë.

Që prej ndarjes nga Tuna, reperi është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës personale duke qëndruar larg vëmendjes së publikut.

Por pak ditë më parë, ai zbuloi se është i lumtur pranë partneres brune, Fjolla.

Lidhja mes tyre është bërë më serioze pasi janë parë bashkë shpeshherë në dalje publike.Reklamë

Duket se çifti po përjetojnë momentet më të bukura bashkë saqë nuk ngurojnë t’i ndajnë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

Së fundmi, Cozman ka postuar një video, në të cilën shihet dorë për dore me të dashurën.

Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar detaje nga romanca e re me grimieren nga Kosova. Cozman ka qëndruar prej kohësh larg muzikës.

Projekti më i fundit i tij mban titullin “You know me” publikuar dy vite më parë, ndërkohë që nuk dihet nëse po punon për të sjellë ndonjë këngë këtë sezon veror.