Lajmet

Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë

03.06.2026 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në një konferencë për media në Prishtinë, ka folur për vizitën e tij dhe mesazhet drejtuar liderëve politikë në Kosovë. Ai tha se BE-ja beson fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por se “nuk mund t’ia kryejnë detyrat e shtëpisë Kosovës”.

Costa tha se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës që nga viti 1999, duke theksuar investimet e vazhdueshme në sektorë të ndryshëm.

“Që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka qenë partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës, si dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare. Deri më sot, ne kemi investuar 3.7 miliardë euro në edukim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe në sundimin e ligjit. Dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, sepse besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Në kohë të pasigurisë gjeopolitike globale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, zgjerimi nuk është thjesht një mundësi. Ai është një domosdoshmëri gjeostrategjike për Evropën; një investim në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit tonë. Si e tillë, unë e përgëzoj Kosovën për rreshtimin e saj të plotë dhe vullnetar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian. Kjo është një shenjë e qartë e orientimit strategjik të Kosovës”, tha Costa.

Duke folur në kontekstin e zgjedhjeve që po afrohen në Kosovë, Costa tha se u ka përcjellë liderëve politikë mesazhin për përgjegjësi dhe bashkëpunim.

“Teksa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë vikend, mesazhi im për të gjithë liderët politikë që i takova sot ishte i thjeshtë: partneriteti vjen me përgjegjësi. Bashkimi Evropian mund ta mbështesë Kosovën, por nuk mund ta bëjë detyrën e shtëpisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabile dhe funksionale, të afta për të jetësuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian. Prandaj, në takimet e mia të sotme, i kam inkurajuar të gjithë aktorët politikë që ta bëjnë integrimin evropian prioritet, mbi ndasitë politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët”, tha ai.

Costa theksoi gjithashtu rëndësinë e vlerave evropiane, dialogut ndërpartiak dhe normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

“Kushtetuta e Kosovës lartëson vlerat evropiane. Dialogu ndërpartiak dhe respekti për të gjitha komunitetet në diversitetin e tyre janë thelbësore. Liderët politikë duhet të sigurojnë që këto vlera të funksionojnë në praktikë. Nxitja e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë gjithashtu një prioritet thelbësor për të siguruar sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të rajonit. Dialogu Beograd-Prishtinë është kritik në këtë aspekt. Më lejoni të nënvizoj: normalizimi është i domosdoshëm për të ardhmen evropiane të të dyja palëve, si të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë”, tha Costa para mediave./eo

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia: BE-ja duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit, integrimi i Shqipërisë s’mjaftohet me veton tonë

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Vuçiq thotë se shefi i NATO-s i ka çuar letër për çështjen e Urës së Ibrit: Të dielën i zbuloj detajet

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Trump: Fola me Putinin, ai nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Roth: S’e kisha menduar që do ta shihja një kriminel lufte duke u nderuar në Beograd

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Ramadani: Sot përfundon edhe afati që vetë VV e ka caktuar për konstituimin e Kuvendit, s’po e respektojnë as këtë

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Gashi: Historia bëhet nga ata që guxojnë, por liria u përket të gjithëve!

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Kufoma e Mlladiq në Serbi, Çanak: S’ka dëshmi më të madhe se ajo ishte agresore, Bosnja ka të drejtë të bëjë padi për dëme lufte

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues

Gjini: Kosova tashmë është vetëm jashtë normave të rregullimit të vet kushtetues