Çollaku: Mos zgjerimi i BE-së, rritë ndikimin e Rusisë dhe ISIS-it në Ballkanin Perëndimor

09.03.2016 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çollaku: Mos zgjerimi i BE-së, rritë ndikimin e Rusisë dhe ISIS-it në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku ka thënë sot gjatë një tryeze me temë “Zgjerimi i BE-së, Si na sheh Europa”, se Bashkimi Evropian nuk ka asnjë instrument tjetër më të mirë për veç zgjerimit, jo vetëm për të provuar vlerat e saj, por edhe për të rritur ndikimin në politikat globale dhe se mos zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, paraqet problem për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe elementëve të ISIS-it.

Çollaku ka theksuar se BE përballet me kriza të ndryshme siç është ajo e refugjatëve dhe rritja e numrit të partive të djatha, mirëpo sipas tij, Bashkimi Evropian edhe më herët është përballur me kriza, por që ka vazhduar zgjerimin.

Ai në këtë tryezë të organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka thënë se nëse BE për këto probleme nuk parasheh zgjerim të ri me shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ekziston rreziku që në këto pjesë të rritet ndikimi i Rusisë dhe elementeve të tjera që kanë të bëjnë me ISIS.

“Shtrohet pyetja nëse për të gjitha këto arsye do të ketë zvarritje deri të vala e re e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor  atëherë , a do të këtë mundësi  që BE ta luajë rolin e vet transformues  në shtetet aspirante dhe kandidate në Ballkanin Perëndimor, dhe në qoftë se jo atëherë, cilët akterë tjerë do të vijnë në shprehje si zëvendësim për BE. Ne jemi të vetishëm se aketerët tjerë të cilët mund të zënë një pjesë të hapësirës së ndikimit të BE-së nuk janë aktet më të cilët do të dëshironin të kishim asnjë punë, sepse po flasim për zgjerimin ose rritjen e rolit të Rusisë dhe në rastin më të keq elementet të cilat janë të lidhura me ISIS”, ka thënë ai.

Sipas Çollaku kriza aktuale në BE, nuk e favorizon asnjë nga vendet aspiruese, por ka thënë se ky proces është ende i papërfunduar nga BE.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike tha se vendet anëtare të BE-së janë të rëndësishme për Kosovën, pasi që politika e tyre varet për integrimin e Kosovës.

“Kjo tregon se vendet anëtare kanë peshë shumë më të madhe sesa Komisioni Europian kur vije puna tek zgjerimi. Janë dy nivele që shpjegojnë procesin e BE-së si Racionalizmi që shtron pyetjen pse duhet të zgjerohet BE, dhe teoria konstruktive ku hyn edhe Kosova sepse kjo teori ka të bëjë me interesin e zgjerimit të BE. Pra shikohen edhe pozicioni gjeostrategjik i një vendi. Po ashtu sa është niveli i rrezikut tek një vend në mënyrë që BE ta pranojë apo jo”, është shprehur ai duke shtuar se Kosova nuk ka ndonjë rrezik të brendshëm që të mos pranohet.

Kurse, Corina Stratulat nga Qendra Evropiane për Politika tha se procesi i zgjerimit në BE, ka ndryshuar nga vitet e kaluara dhe, se tani është bërë një proces më kompleks. Sipas saj, kriza me refugjatë ka vështirësuar këtë proces për shtetet anëtare.

“Sa i përket Budenstagut gjerman mund të bëhet një referendum për procesin e zgjerimit. Duke u bazuar në konsideratat që janë të inspiruar nga kontekstet vendore ose nacionale si çështja e pakicave, konteksti i qëndrueshmërisë, azilkërkuesit e çështje tjera dhe konkuldimet kryesore për tërë këto janë intencat që zgjerimi ka ndryshuar dhe është një proces i paparashikueshëm sesa që ka qenë më herët. Ky është një realitet në të cilin duhet të adaptohemi “, është shprehur ajo.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”