Lajmet

BE çmon lartë kontributin e Jahjagës dhënë Kosovës

16.03.2016 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BE çmon lartë kontributin e Jahjagës dhënë Kosovës

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar dhe shefat e misioneve të BE-së sot i kanë shprehur mirënjohje Presidentes Atifete Jahjaga për bashkëpunimin midis tyre për pesë vite. Në komunikatën për media thuhet se diplomatët e BE’së lavdëruan përpjekjet e Jahjagës për të pajtuar ndarjet politike dhe punën e saj në interes të popullit të Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë

BE shpreh mirënjohje për Presidenten Jahjaga për dedikimin e saj që Kosova të jetë një vend më i mirë për popullin e saj

Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shefat e Misioneve të BE-së në Kosovë ishin sot nikoqirë të një drekë lamtumirëse për Atifete Jahjaga, Presidenten në largim të Kosovës, për ta falënderuar atë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë pesë viteve të kaluara.

Diplomatët e BE-së lavdëruan veçanërisht rolin e Presidentes Jahjaga në përpjekjen për të pajtuar ndarjet politike në Kosovë, për të qëndruar mbi politikën partiake dhe për të punuar në interes të popullit të Kosovës në mënyrë unifikuese, duke demonstruar lidership.

“Gjatë pesë viteve të kaluara, Presidentja Jahjaga punoi për ta bërë Kosovën një vend më të mirë për popullin e saj. Ajo mbështeti përpjekjet për luftimin e korrupsionit dhe ngritjen e vetëdijes për dëmin që i shkaktohet zhvillimit të shoqërisë kosovare nga kjo. Presidentja ka qenë një avokate e fuqishme e rritjes së rolit të gruas në Kosovë dhe ka qenë veçanërisht mbështetëse e femrave viktima të dhunës seksuale. Ajo po ashtu punoi me zell në integrimin e të gjitha komuniteteve në jetën publike.

Gjatë punës së saj, Presidentja punoi pa pushim drejt avancimit të aspiratave evropiane të Kosovës dhe përafrimit të saj me vlerat evropiane. Ajo kontribuoi dukshëm në ngritjen e profilit të Kosovës ndërkombëtarisht. E gjithë familja e BE-së në Kosovë i dëshiron Presidentes Jahjaga suksese në jetën e saj personale dhe profesionale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Limaj: Disa persona kanë tentuar të bëjnë propagandë ndaj Hashim Thaçit, sepse kanë dashur ta shkatërrojnë

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Gruaja gjendet pa shenja jete në një banesë në Gjilan

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin