CMG-ja përuron Kanalin Olimpik, kanali i parë sportiv televiziv satelitor 4K Ultra HD në botë 24/7

E publikuar: 26/10/2021 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Mediatik i Kinës hap Kanalin e vet Olimpik, 25 tetor 2021

Presidenti i CMG-së, Shen Haixiong

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) përuroi Kanalin e vet Olimpik të hënën – kanali i parë sportiv televiziv satelitor 4K me qartësi ultra të lartë në botë që transmeton 24 orë pa ndërprerje në të shtatë ditët e javës.

Si pjesë e bashkëpunimit strategjik midis CMG-së dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Kanali i ri Olimpik është e vetmja platformë mediatike e autorizuar nga KON-i për të përdorur emrin dhe logon olimpike në pjesën kontinentale të Kinës, si edhe kanali i parë sportiv në botë që transmeton në platformën 4K me qartësi ultra të lartë dhe në platformën digjitale.

Të hënën pasdite u mbajt në Pekin ceremonia e përurimit të kanalit olimpik dhe platformës digjitale të CMG-së. Në ceremoni u lexua letra e urimit e presidentit kinez Xi Jinping dhe u transmetua një videomesazh nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach.

Në letrën e tij të urimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se kanali olimpik duhet të forcojë shkëmbimet e bashkëpunimin sportiv ndërkombëtar dhe njohjen e ndërsjellë të qytetërimeve dhe popujve, duke promovuar njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimet njerëzore mes Kinës dhe vendeve të tjera përmes lëvizjes olimpik.

Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach dërgoi urimet e tij për përurimin e Kanalit Olimpik të CMG-së, duke thënë se ai mund “të luajë një rol në çeljen një kapitulli tjetër në historinë e madhe sportive të Kinës”.

Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 do të zhvillohen në tre zona konkurrimi në Pekin, Yanqing e Zhangjiakou nga 4 deri më 20 shkurt, të ndjekura nga Lojërat Paralimpike Dimërore nga 4 dhe 13 mars.(Artan)