Cliff: Në Kosovë ka kryetarë diktatorial komunash

23.03.2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cliff: Në Kosovë ka kryetarë diktatorial komunash

Ambasadori në ikje i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka kërkuar nga qeveria e re të zhbllokojë AKP-në, e cila ka mbetur pa bord dhe ta zgjidhë statusin e shumë ndërmarrjeve shoqërore.

Cliff, derisa u shpërblye për qeverisjen lokale, tha se në Kosovë ka kryetar komunash diktatorial, raporton KTV.

Ndër pengesat më të mëdha që niveli qendror i bën atij lokal janë pronat. Derisa shumica e objekteve shoqërore janë me status të pazgjidhur, për ambasadorin britanik, Ian Cliff, kjo çështje që lidhet me Agjencinë Kosovare të Privatizimit duhet të jetë prioritet i qeverisë qendrore.

“Qeveria duhet ta kapë e ta shkundë AKP-në, ngase kudo që shkoj nëpër komuna, edhe në ato serbe, ekziston problemi i ndërmarrjeve shoqërore që komunat duan t’ i menaxhojnë, por nuk munden”, ka thënë Ian Cliff, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Cliff foli për qeverisjen lokale, derisa nga Instituti për Qeverisje Lokale mori Çmimin për demokraci lokale. Sipas tij, demokracia nëpër komuna këto 4 vjet nuk ka përparuar shumë dhe në disa prej tyre nuk ekziston fare.

“Për të ndalur dukurinë që kryetarët të jenë diktatorë të vegjël, siç ndodh në disa komuna në Kosovë, duhet fuqizuar më shumë Asambleja komunale. Është e nevojshme të shmangim klientelizmin, se ky është problem serioz në Kosovë. Ju jeni shoqëri e vogël dhe të gjithë e njihni njëri-tjetrin, por për të shkuar në BE duhet ndalur fillimisht punësimet familjare”, ka shtuar më tej Cliff.

Për britanikun, që para Kosovës ishte në Bosnjë, Asociacioni i Komunave Serbe nuk paraqet rrezik për krijim të një republike serbe, sepse komunat që u bën bashkë ekzistonin që më parë.

Sipas tij, në rundin e ri të bisedimeve Prishtinë-Beograd do të duhej të flitej për forcën e këtij asociacioni, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, kryetari i këtij instituti, Besnik Tahiri, ka thënë se pa komuna të mira, nuk ka shtet të mirë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje