Clark në Gjakovë, Gjini: SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme

E publikuar: 23/06/2024 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po qëndron në Kosovë dhe këtë e ka shfrytëzuar për ta vizituar edhe Gjakovën.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini shkroi se me Clarkun kujtuan “ditët e angazhimit për lirinë e vendit” dhe se folën edhe “për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”.

“Isha jashtëzakonisht i lumtur ta pres në Gjakovë mikun e madh të Kosovës gjeneralin Wesley K. Clark. Me gjeneralin Clark evokuam kujtime nga ditët e angazhimit për lirinë e vendit e gjithashtu folëm për aktualitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, shkroi Gjini.

“SHBA-të dhe Kosova pashmangshëm do jenë në një rrugë të perbashkët e të përjetshme”, shtoi ai.