Është një rrugë të cilën autobusët e kalojnë çdo ditë me nxënës e qytetarë të zakonshëm.
Por, të martën njëri prej tyre i pati brenda edhe disa udhëtarë të veçantë, ani se nuk ishin dalluar, raporton Klan Kosova.
Ishin këta policë civilë, që në linjën Doganaj-Greme dhe Gaçkë të Ferizajt, në dyshemenë e një autobusi gjetën një revole, dy thika e një boks të hekurt, që dyshohen të jenë të nxënësve të shkollave të mesme të larta.
Si pasojë, sipas prokurorisë, dy nxënës janë intervistuar për mbajtje të mjeteve të mprehta, por të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
E aksioni që u finalizua nga policët e uniformuar, doli të ketë rezultat shqetësues për drejtuesit komunalë të Arsimit.
Kryetari i këshillit të prindërve në nivel të Kosovës, thotë se duhet të ketë siguri më të madhe në institucionet shkollore. /Klankosova.tv