Lajmet

Çitaku për gazin amerikan: Është çështje për sigurinë kombëtare të Kosovës

25.06.2026 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çitaku për gazin amerikan: Është çështje për sigurinë kombëtare të Kosovës

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me debatin që po zhvillohet për gazin amerikan.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shkruar se debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik, por debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Sipas saj, Kosova sot po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

Postimi i saj i plotë:

Debati për gazin amerikan nuk është debat për një projekt teknik. Nuk është debat për një tubacion apo për një central energjetik. Ky është debat për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Kosova po përballet me një nga momentet më të rëndësishme strategjike që nga shpallja e pavarësisë.

Në një botë ku siguria energjetike po bëhet po aq e rëndësishme sa siguria ushtarake, vendimet që marrim sot do të përcaktojnë jo vetëm mirëqenien e qytetarëve tanë, por edhe pozitën e Kosovës në hartën gjeopolitike të dekadave që vijnë.

Në botën e sotme, e cila po ndryshon vazhdimisht, pavarësia energjetike është pjesë e pavarësisë shtetërore. Luftërat moderne nuk zhvillohen vetëm me tanke dhe armë.

Ato zhvillohen me energji, me zinxhirë furnizimi, me kontroll mbi burimet strategjike dhe me aftësinë e një shteti për t’i mbrojtur qytetarët e vet nga krizat.

Prandaj, kur flasim për gazin amerikan, ne nuk flasim vetëm për energji. Ne flasim për siguri. Për ekonomi. Për diplomaci. Për partneritet strategjik. Për të ardhmen e Kosovës.

Fatkeqësisht, për vite me radhë, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar pothuajse çdo projekt që do t’i siguronte Kosovës më shumë pavarësi energjetike. Fillimisht si opozitë, e më pas si qeveri. E shpeshherë edhe përmes formave të dhunshme.

Sot po e shohim rezultatin e kësaj politike.

Kosova po paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Importet e energjisë po rriten nga viti në vit. Bizneset po dëmtohen. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta dhe gjithnjë e më të papërballueshme.

Ndërkohë, të gjitha vendet e rajonit po ndërtojnë lidhje të reja energjetike, po diversifikojnë furnizimin dhe po forcojnë sigurinë e tyre.

Vetëm Kosova ka mbetur jashtë.

Vetëm Kosova vazhdon të refuzojë një mundësi që aleati ynë më i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka mbështetur vazhdimisht.

Partneriteti me SHBA-në nuk matet vetëm me deklarata. Ai matet me vendime konkrete. Me projekte konkrete.

Koha e izolimit duhet të marrë fund.

Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Rama: Për deklaratën e Paunoviç kemi reaguar përmes MPJ, s’bëhemi kor histerik sa herë dikush flet përçart në Beograd

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Deklarata e ministres serbe, eurodeputeti çek: Serbia të përjashtohet nga negociatat me BE-në

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Vëllai i Gjyljeta Ukellës: Nga ky moment, heqim dorë nga drejtësia

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Mërgimtari pranon fajësinë për kanosjen e Xhelal Sveçlës, Gjykata ia refuzon: Vazhdohet me shqyrtim të rregullt të çështjes

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Gërvalla deponon kallëzim penal ndaj ministres serbe për deklaratat për “spastrim etnik të Kosovës”

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Kurti priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës Almqvist

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë