Çitaku – Muratit: Mos na e fyeni inteligjencën

E publikuar: 28/12/2023 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka thënë ministrit të Financave Hekuran Muratit “që mos të iu fyejë inteligjencën”.

Kjo pasi Murati ka deklaruar se pagat e dhjetorit për sektorin publik kanë dalë, duke kërkuar që të festohet me produkte vendore.

Por Çitaku e ka pyetur Muratin se “nuk i kanë rritur rrogat përkundër rritjes së çmimeve”.

”Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat. Ministër, a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath?”.

“A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën. Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.