Bujqit kosovarë kanë rritur interesinin për të aplikuar për subvenvionet e ndara nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Isuf Cikaqi drejtor i Politikave Bujqesore në MBPZHR, tha se me përkrahjen e bujqësisë janë zhvilluar kapacitetet prodhuese të Kosovës në bujqësi.
“Ka pasur interesim më shumë nga bujqit, dhe për këtë ne kemi zgjatur afatin deri më 13 prill. 28 mijë fermerë ksnl aplikuar për subvecione”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij rezultatet e fituesve të subvencioneve do të dalin në kohë dhe sipas planeve.
Cikaqi tha se se përfituesit e subvencioneve varen nga sektorët./RTK/