Çifti luftoi mes vete me thika, e gënjyen policinë (Video)

E publikuar: 31/10/2024 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift nga Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë.

Gruaja fillimisht kishte raportuar se është sulmuar me mjet të mprehtë nga një e panjohur.

Por më pas, organet e sigurisë zbuluan se lëndimet ajo i kishte marrë si pasojë e përleshjes me bashkëshortin.

Më pas, të dy pranuan tretman mjekësor dhe u shoqëruan në stacionin e policisë, ku janë ndaluar për 48 orë.

Tashmë mbi ta rëndojnë dyshimet për tri vepra penale – përveç lëndimit të rëndë trupor dhe dhunës në familje, edhe për deklarim të rremë.