Chelsea 55 mln Euro dhe Fabregas për Bonuccin

E publikuar: 08/10/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon presingu i Chelsea-it për Leonardo Bonuccin, objektivin numër 1 të Antonio Contes për të përforcuar mbrojtjen e Bluve të Londrës. Trajneri italian i cili me Bonuccin ka punuar gjatë 3 viteve që ka qenë pjesë e Juventusit por edhe në periudhën që ka drejtuar kombëtaren italiane dhe e dëshiron me cdo kusht 29-vjecarin edhe te Chelsea. Presidenti i bluve Roman Abramovich për të kënaqur kërkesat e trajnerit të tij është gati të vendosë në pjatë 50 milionë Paund rreth 55 milionë Euro plus kartonin e mesfushorit Cesc Fabregas për të bindur drejtuesit e Juventusit të lejojnë largimin e Bonuccit.

Duke qenë se trajneri i bardhezinjëve Massimiliano Allegri e pëlqen sëtepërmi spanjollin Fabregas, Juventusi mund të tundohet nga oferta e fundit e Chelsea-it dhe mund ta pranojë atë. Megjithatë vështirë se ky operacion merkatoje mund të realizohet në Janar pasi kampionët e Italisë kanë objektiva madhorë në këtë sezon dhe mund të lënë të lirë të largohet vetëm në verën e ardhshme. Mediat angleze nga ana e tyre janë të bindura se e ardhmja e Leonardo Bonuccit do të jetë në Premier League.