Champions League, 4 pretendentë për fronin e Europës

23.04.2015 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Champions League, 4 pretendentë për fronin e Europës

Real Madrid, Barcelona, Bayern dhe Juve. 4 skuadra për një trofe por më parë duhet të bëjnë llogaritë edhe me dy sfidat gjysmëfinale. Tre ekipe për të cilat do të kishte vënë bast kushdo që në fillim të sezonit dhe një tjetër që si për të thyer ligjet universale të futbollit, ka arritur të bëjë surprizën nëse kështu mund të quhet. Bardhezinjtë janë ekipi më pak i kuotuar mes të 4 gjysmëfinalistëve sepse diferenca në emra me gjigandët e Europës mbetet ende e madhe. Një hendek gjigand edhe pse Juventusi tenton të rikuperojë disi terren me peshën e emrit dhe fanellës. Real Madrid dhe Barcelona që janë në garë me njëri tjetrin edhe për kampionatin, mbeten dy superfuqitë e Spanjës me investime që ndoshta shpesh herë i kalojnë edhe limitet e imagjinatës, ndërsa Bayerni i Mynihut propozon kandidaturën me prepotencë dhe avantazhin që i jep siguria e një skuadre që i trajton të gjithë si të barabartë. 4 skuadra që në letër i kanë të gjitha mundësitë për të synuar finalen.

Real Madrid

Skuadra e Ancelottit ka arritur të ruajë ritmin e Barcelonës në kampionat dhe ndoshta do të jetë gara për titullin e La Ligas që mund t’i konsumojë energji të nevojshme. Me 2 pikë diferencë gjithçka është e mundur dhe “Los Blancos” do të tentojnë deri në fund duke shpresuar në një hap fals të Barcelonës. Në Champions do të luajnë përpara se të kenë sfiduar Sevillan dhe Valencian prandaj ky është një disavantazh i madh për Realin e Madridit që rrezikon ta konsumojë karburantin e nevojshëm për sforcimin 180 minutësh të dy ndeshjeve gjysmëfinale. Në këtë aspekt, skuadra madrilene mbetet një kundërshtar deri diku i pëlqyeshëm për tre rivalët. Coentrao, Ramos dhe Kroos duhet të bëjnë kujdes pasi një karton i verdhë do t’u mohonte ndeshjene kthimit, ndërsa Marcelo do të rikthehet në dispozicion të trajnerit. Një tjetër pikë e dobët për ekipin “Merengues” janë edhe mungesat pasi Benzema, Bale dhe Modric rrezikojnë të mos zbresin në fushë as për gjysmëfinalen e parë.

Barcelona
Ashtu si Reali i Madridit edhe katalanasit janë në garë për titullin por aktualisht kryesojnë klasifikimin dhe ndihen më komodë e pa presion. Përpara gjysmëfinales së parë skuadra e Luis Enriques ka dy teste të lehta me Cordoban dhe Real Sociedad prandaj tekniku e ka luksin për të hedhur në fushë linjat e dyta. Ndalesa më e vështirë për armatën blaugrana mbetet Atletico Madrid në “Vicente Calderon” përpara gjysmëfinales së dytë dhe kjo do të jetë ndeshja kyç e sezonit. Nëse Barcelona kalon pa derdhur shumë djersë atëherë titulli do të jetë pothuajse i sigurt dhe fokusi do të shkojë për trofeun europian. Ekipi katalanas është në garë për të tre trofetë sezonalë dhe me organikën që Luis Enrique ka në dispozicion, mund t’ia dalë mbanë. Messi-Suarez-Neymar kanë gjetur vazhdimësinë ndërsa Iniesta duket ai i viteve të arta. Ekuilibrin e ka fituar edhe mbrojtja që me blerjen e Mathieu është rikthyer e sigurt dhe pa shumë boshllëqe. I dëmtuari i vetëm në skuadrën katalanase është Vermaelen, prandaj Barcelona mbetet kundërshtari që të gjithë kërkojnë ta evitojnë.

Bayerni i Mynihut

Ndryshe nga dy skuadrat spanjolle, gjigandët e Bavarisë i kanë mbyllur llogaritë në kampionat dhe mund të përqëndrohen të qetë te përgatitjet për gjysmëfinalet. Fitorja 6-1 ndaj Portos, përveçse kualifikimin i jep Bayernit edhe dimensionin e skuadrës që u kall tmerrin të gjithë kundërshtarëve. Barcelona di diçka për këtë sepse 7 golat e pësuar vetëm 2 sezone më parë janë një shuplakë që dhemb ende. Nëse llogarisim këtu edhe 7-0 ndaj Shakhtarit dhe 7-1 ndaj Romës, atëherë Bayerni i Mynihut rrezikon vërtet të shkaktojë tërmet ndaj çdo rivali në Champions League. 12 pikët e avantazhit ndaj Wolfsburgut në kampionat janë treguesi më i qartë se Pep Guardiola ka ndërtuar një rrul të vërtetë duke korrigjuar edhe gabimet e një sezoni pas atij rrëzimi të turpshëm në “Allianz Arena” ndaj Realit. Shqetësimi më i madh i momentit mbetet rikupertimi i lojtarëve të dëmtuar. Javi Martinez ka nisur të stërvitet me grupin, ndërsa Alaba, Ribery, Robben, Benatia, Starke dhe Schweinsteiger mbeten në infermieri. Parashikohet që disa prej tyre të rikthehen për sfidën e parë, ndërsa Neuer, Boateng, Bernat dhe Lahm rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen e dytë në rast të kartonit të verdhë. Ashtu si Barcelona edhe Bayerni është në garë për të tre trofetë sezonalë.

Juventusi

Me titullin tashmë në xhep, bardhezinjtë mendojnë për të fituar sa më shumë energji. Finalja e Kupës kundër Lazios është ende larg, ndërsa takimet e radhës në kampionat kundër Sampdorias dhe Cagliarit kërkojnë impenjim minimal. Është skuadra që të gjithë e kërkojnë nga shorti i së premtes edhe pse duhet të bëjnë llogaritë me një mbrojtje pothuajse perfekte. Juventusi nuk pëson gol në Champions që nga sfida e Torinos kundër Dortmundit, ndërsa Carlos Tevez mbetet një sulmues i paparashikueshëm. Lichsteiner, Vidal, Pereira e Morata rrezikojnë mungesën për shkak kartonësh ndërsa Pogba mbetet keqardhja më e madhe në kampin bardhezi pasi mesfushori francez që me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, mbetet në infermieri. 12 vjet pritën tifozët e Zonjës së Vjetër për ta parë sërish në gjysmëfinale skuadrën e tyre, ndërsa Allegri mund të krenohet me këtë arritje duke larguar përgjithmonë hijen e Antonio Contes. Juventusi e ka fituar Championsin e tij por kujdes, kjo skuadër duket se nuk ka kufinj…/supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)