Ch. League, kualifikohen 5 ekipet e fundit

09.12.2015 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ch. League, kualifikohen 5 ekipet e fundit

Arsenal, Chelsea, Dinamo Kiev, Gent dhe Roma janë skuadrat e fundit që u kualifikuan në e 1/8 të Uefa Champions League.

Verdhekuqtë me vetëm 6 pikë arritën të sigurojnë kalimin në 1/8 pas një barazimi me Bate Borisovin, që gjithashtu rrezikuan jo pak të gjente golin që mund ta kishte kaluar në raundin tjetër. Skuadra e Garcias në fund të ndeshjes u vërshëllye madje nga tifozët e saj pavarësisht se vazhdon rrugëtimin në Champions falë dhe një barazimi te Leverkusenit, që u ndal 1-1 në shtëpi nga Barca. Goli të Mesit ju përgjigj Chicharito, por 1-1 nuk mjafton për Aspirinat që vazhdojnë rrugëtimin në Europa League. Në Grupin F, Arsenali kishte nevojë për një fitore me 2 gola ndaj Olympiacosit në Greqi dhe e arriti me 3 gola madje. Olivier Girourd ishte “topçiu” që bombardoi portën e grekëve me 3 gola duke udhëhequr të tijtë drejt kualifikimit, ndërsa Olympiacos kalon tashmë në Europa League.

Bajerni i Mynihut pati sërish Lewandowskin si udhëheqës të sajin në Zagreb, ku fitoi 2-0 ndaj Dinamos në një ndeshje që nuk kishte shumë llogari për të bërë për ekipet. Në Grupin G, Chelsea “rilind” në Champions ku mundi Porton 2-0 duke siguruar dhe kalimin në 1/8 si e parë, dhe pse për kualifikiminin do t’i kishte mjaftuar dhe një barazim. Një autogol i Marcanos dhe finalizimi i Willian në pjesën e dytë i dhanë fitoren Bluve të Londrës ndërsa detyruan Porton të kalojë në Europa League. Një rekord vendosi në këtë ndeshje dhe Casillas, që me 158 ndeshje në Champions u bë lojtari që ka luajtur më shumë në këtë kompeticion. Kualifikimin mori dhe Dinamo e Kievit që fitoi 1-0 ndaj Maccabit. Në Grupin H, Genti bëri surprizën e madhe duke mundur kryesuesit e Zenitit dhe duke siguruar kalimin në raundin e 1/8 falë falë fitores 2-1, me gola të Depoitre dhe Milicevicit, ndërsa Valencia shkon në Europa League pas humbjes 0-2 në shtëpi nga Lyoni që mori fitoren e parë në grup.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)