Çfarë i ndodhi Big Mamës në dasmë ?

E publikuar: 05/08/2017 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë jemi në sezonën e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, ku artistët tanë janë shumë të angazhuar për të performuar në vende të ndryshme.

Një këngëtare e cila është shumë aktive këtë kohë është Big Mama, e cila pothuajse çdo mbrëmje angazhohet në ndonjë aheng familjar, shkruan lajmi.net.

Padyshim që këngëtarët janë ata që kujdesen për t’i argëtojnë të ftuarit dhe ta ndezin atmosferën në maksimum.

Për këtë gjë ata dëshmohen, madje në disa raste jashtë parashikimeve, ashtu siç ndodhi me këngëtaren Big Mama së fundi.

Në profilin e saj në Instagram, Bigi ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet se si është mbuluar përplot me para gjatë performimit në një aheng familjar dhe atë me shifra të larta.