Çfarë mendojnë partitë opozitare për sondazhin e “Lëvizjes Fol”

23.07.2015 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë mendojnë partitë opozitare për sondazhin e “Lëvizjes Fol”

Sondazhin e publikuar të mërkurën nga “Lëvizja Fol”, sondazh në të cilin partia e Thaçit ende e ruan primatin, duke vazhduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila radhitet e dyta, për të vazhduar me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, partitë opozitare e vlerësojnë në mënyra të ndryshme.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Frashër Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se LVV po rritet në vazhdimësi, dhe kjo sipas tij, po vërehet edhe në teren, ku aktualisht janë duke bërë punë të madhe që t’i forcojmë strukturat tona.

Ai ka thënë se kjo rritje vjen nga fakti që qytetarët po e kuptojnë përherë e më shumë se alternativa e vetme në Kosovë është LVV me konceptin e saj të drejtë.

“Ne do të vazhdojmë punën në terren dhe konsistencën në veprimet tona publike institucionale e jashtë institucionale, në mënyrë që ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, ka shtuar Krasniqi.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka theksuar për Telegrafin se është e drejtë legjitime e “Lëvizjes Fol” të publikoi çfarëdo sondazhi. Sipas tij, informatat e AAK-së flasin për disa përqindje të tjera.

“Unë shpresoj se ‘Lëvizja Fol’ i ka mostrat kredibile”, ka shtuar Nitaj.

Anëtari i kryesisë së “Nisma për Kosovën”, Bilal Sherifi, ka thënë për Telegrafin se ai këtë sondazh e ka lexuar vetëm nëpër media, dhe se sipas tij, raportin në tërësi nuk e ka parë.

Ai ka theksuar se nuk e di çfarë metodologjie është përdorur dhe në cilat rajone janë përqendruar më shumë.

“Nuk mund t’i komentoj lajmet të cilat janë raportuar vetëm ne media –në portale. Po ta kisha raportin nga terreni nuk do të ishte problem”, ka shtuar Sherifi.

Ndryshe, të mërkurën Lëvizja Fol e ka publikuar një sondazh të bërë me qytetarët e Kosovës, në lidhje me atë se si do të votonin për partitë politike, ku rezulton se rreth 18.7 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin PDK, rreth 17.70 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin LDK, rreth 16.60 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin LVV, rreth 4.20 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin AAK, rreth 2.50 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Listën Serbe – LS, rreth 1.50 për qind të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Nismën për Kosovë, rreth 1.20 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Aleancën Kosova e Re – AKR.

Ndërkaq, rreth 24.00 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se nuk janë të sigurt se cilën parti do ta votonin, rreth 11.10 për qind e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje, ndërsa rreth 2.70 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për parti të tjera. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje