Kemi dëgjuar kaq shumë krime të tmerrshme pasioni. Shumëkush e pyet veten se si do ndjehej nëse do e kapte partnerin/en në krevat me një të huaj.
Natyrisht që do tërboheshit.
Por një amerikan bëri diçka krejt të pazakontë.
Duston Holloway, 23 vjeç, mbërriti në shtëpinë e tij në Teksas, ku gjeti të dashurën në krevat me një tjetër.
E dashura e dehur dhe partneri i ri i saj ishin në gjumë të thellë.
Por në vend që të zemërohej, Holloway ndërmori një hakmarrje të ëmbël.
Ai bëri disa foto të tyre dhe i postoi online me diçiturën: “Kur vjen në shtëpi dhe gjen në krevat një tjetër burrë me vajzën që dashuron”.
I pyetur në FB, Duston tha se fillimisht donte të zihej me të huajin.
“Por më pas bëra disa selfie dhe u largova si bos”, tha ai.
Ai tentoi të zgjonte të dashurën, por ajo ishte kaq e pirë sa nuk lëvizte.























