Caktohet data: Më 12 korrik Simmons raporton në Kuvend për skandalet e EULEX-it

29.06.2021 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Caktohet data: Më 12 korrik Simmons raporton në Kuvend për skandalet e EULEX-it

Ligjvënësit kosovarë, të hënën e 12 korrikut do të kenë një seancë të rëndësishme.

Në Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet video-lidhjes do të paraqitet ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.

Pas aprovimit nga Komisioni për Legjislacion, data 12 korrik është caktuar për të dëgjuar pretendimet e Simmonsit.

Ky i fundit pritet të raportojë për një mori skandalesh të EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave e ndikimet në dëshmitarë.

Se do të raportojë para deputetëve më 12 korrik, e ka konfirmuar për RTK-në vetë Simmons.

“Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons.

Në anën tjetër, avokati i Simmonsit, Artan Qerkini tregon për formatin e raportimit dhe pretendimet e ish gjyqtarit britanik.

“Pas kërkesës së ardhur nga Kuvendi që Simmons të raportoj më 12 korrik, kam kontaktuar me të, dhe ai e konfirmuar që do të raportojë nëpërmjet video-lidhjes. Arsyeja pse Z.Simmons nuk ka mundur të vie fizikisht në Kosovë, është përhapja e variantit Delta të Koronavirusit, dhe në rast se vjen do t’i duhej të qëndronte 2 javë në karantinë”, u shpreh Qerkini.

RTK kishte raportuar në një seri kronikash, për pretendimet e Simmonsit në lidhje me skandalet në EULEX, të cilat ia kishte përcjellë me një letër kryeministrit, Albin Kurti.

Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiç: Serbia s’ka problem me rrymë se jam marrë me këtë problem para 6 muajsh

Vuçiç: Serbia s’ka problem me rrymë se jam marrë me këtë problem para 6 muajsh

“Mercedes”, “Ferrari” dhe “Lamborghini”, biznesmenët dhe politikanët që zotërojnë “bishat” në Tiranë

“Mercedes”, “Ferrari” dhe “Lamborghini”, biznesmenët dhe politikanët që zotërojnë “bishat” në Tiranë

KEK: Deklaratat e Molliqajt lidhur me blloqet A3 dhe A5 janë thjesht shpifje

KEK: Deklaratat e Molliqajt lidhur me blloqet A3 dhe A5 janë thjesht shpifje

Pacolli pyet Qeverinë: Ku janë ato 10 mijë vende pune, njerëzit po ikin

Pacolli pyet Qeverinë: Ku janë ato 10 mijë vende pune, njerëzit po ikin

Dyshime për rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla thotë se po bëhen hetime intensive

Dyshime për rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla thotë se po bëhen hetime intensive

Ngjarje e rëndë: Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 35-vjeçari

Ngjarje e rëndë: Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, vdes 35-vjeçari

IKShPK: 16 raste të reja me Covid-19 dhe as një vdekje në 24 orët e fundit

IKShPK: 16 raste të reja me Covid-19 dhe as një vdekje në 24 orët e fundit

Pamje nga kolona në Merdare, ku mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

Pamje nga kolona në Merdare, ku mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

Kompania “Frutex” qe katër ditë pa energji elektrike, paralajmëron padi ndaj KEDS-it

Kompania “Frutex” qe katër ditë pa energji elektrike, paralajmëron padi ndaj KEDS-it

Drejtori i KEK-ut i përgjigjet akuzave të Molliqajt: Janë shpifje

Drejtori i KEK-ut i përgjigjet akuzave të Molliqajt: Janë shpifje

Zëdhënësi i KEDS-it: Për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimin me rrymë, kur u shterën resurset filluan kufizimet

Zëdhënësi i KEDS-it: Për disa muaj e kemi bartur barrën e furnizimin me rrymë, kur u shterën resurset filluan kufizimet

Rizvanolli paralajmëron dërgimin e dosjes në polici për rastet kur ka reduktime më shumë se 2 orë

Rizvanolli paralajmëron dërgimin e dosjes në polici për rastet kur ka reduktime më shumë se 2 orë

Molliqaj: Sipas burimeve tona, blloqet A3 dhe A5 u prishën qëllimisht nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria

Molliqaj: Sipas burimeve tona, blloqet A3 dhe A5 u prishën qëllimisht nga KEDS-i, menaxhmenti i ri i KEK-ut dhe Qeveria

Hoti: Së shpejti, LDK-ja do të kthehet në krye të Qeverisë

Hoti: Së shpejti, LDK-ja do të kthehet në krye të Qeverisë

Ministri Latifi kërkon që mërgimtarët të vijnë të vaksinuar e pa Covid-19, paralajmëron mbyllje

Ministri Latifi kërkon që mërgimtarët të vijnë të vaksinuar e pa Covid-19, paralajmëron mbyllje

Kurti thotë se marrëveshja me Serbinë do të duhej të përfundonte brenda mandatit të qeverisë së tij

Kurti thotë se marrëveshja me Serbinë do të duhej të përfundonte brenda mandatit të qeverisë së tij