Ekonomi

Caktohet data e pagesës online për Kartonin e Gjelbër

27.05.2016 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Caktohet data e pagesës online për Kartonin e Gjelbër

Po punohet intensivisht për të krijuar një platformë moderne për shtypjen dhe pagesën online të policave kufitare.

Keshtu ka njoftuar Rrahim Pacolli kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër.

Ai shpreson se kjo platformë do të jetësohet më 1 korrik.

“Kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe për personat e interesuar për të blerë policën kufitare, sepse në radhë të parë do të kursejë kohën duke shmangur kështu procedurat dhe pritjet e gjata për tu pajisur me polica të sigurimit në kufi. Kjo platformë do të ju mundësojë bashkatdhetarëve që të blejnë policën e sigurimit online nga të gjithë telefonat smart në çdo kohë”.

“Ndjej shumë keqardhje që ende nuk i është mundësuar Kosovës Kartoni i Gjelbër, por kjo nuk është në duart e mia përderisa arsyeja kryesore është më shumë politike sesa teknike.”

“Pengesë të madhe ka nga shtetet që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë, mirëpo unë jam shumë optimist se tani pas rekomandimit pozitiv për liberalizim të vizave dhe pas takimeve që do të kam gjatë muajit Qershor në Bruksel, përfundimisht Këshilli i Byrove do të gjejë zgjidhje të pranueshme për ne”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook.

Sipas tij, kompanitë e sigurimeve të Kosovës e kanë buxhetin e destinuar për Karton të Gjelbër në vlerë prej 4 milionë euro dhe ky buxhet mund të përdoret si garanci për përmbushjen e të gjitha obligimeve që dalin nga Kartoni i Gjelbër dhe mund të depozitohet në cilën do nga bankat që do të caktohet nga Këshilli i Byrove, vetëm e vetëm për ta përfshirë edhe Kosovën në të.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave