Lajmet

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

16.06.2026 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Eugen Cakolli nga KDI-ja, Eugen Cakolli ka vlerësuar se me numërimin e votave të mbetura me postë pritet të ketë ndryshime në shpërndarjen e mandateve ndërmjet partive politike, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është pranë sigurimit të mandatit të 53-të.

Përmes një postimi, Cakolli tha se nga trendet aktuale të numërimit rezulton se LVV-ja do të rrisë numrin e ulëseve në Kuvend.

“Kur kanë mbetur për t’u numëruar edhe disa dhjetëra kuti të votave me postë, tashmë është pothuajse e sigurt që shpërndarja e mandateve mes partive do të ndryshojë. Sipas trendeve aktuale dhe me numërimin e edhe disa mijëra votave shtesë, Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë në 53 mandate. Me shumë gjasë ky do të jetë edhe numri përfundimtar i ulëseve për këtë subjekt politik”, ka shkruar Cakolli.

Ai theksoi se mbetet e paqartë se cila parti do ta humbasë mandatin që pritet t’i shtohet LVV-së, duke potencuar se gara është veçanërisht e ngushtë mes PDK-së dhe LDK-së.

“Ajo që mbetet ende e diskutueshme është se kujt do t’i merret ky mandat. Gjasat janë që, në momentin e parë kur numri i mandateve të ndryshojë, LDK-ja të jetë partia që fillimisht e humb mandatin e 19-të. Megjithatë, deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave me postë, bazuar në trendin e përgjithshëm dhe përqindjet sipas komunave, pak më shumë gjasa ka që në fund PDK-ja ta humbë mandatin e 22-të”, ka deklaruar ai.

Sipas Cakollit, diferenca mes dy partive është aq e vogël sa rezultati përfundimtar mund të përcaktohet nga një numër shumë i vogël votash.

“Pra, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet tepër e ngushtë. Dallimi në koeficientë mes tyre mund të përkthehet praktikisht në më pak se 100 vota në fund të procesit”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se një rol të rëndësishëm mund ta kenë edhe votat me kusht, të cilat zakonisht pasqyrojnë më shumë trendin e votimit brenda Kosovës.

“Kjo nënkupton se mandati i fundit do të mund të përcaktohet edhe nga votat me kusht, të cilat zakonisht ndjekin më shumë trendin e votimit brenda Kosovës – dhe kjo potencialisht mund ta favorizojë fare lehtë PDK-në. Në anën tjetër, AAK pritet përfundimisht të mbetet në 7 ulëse”, ka shkruar Cakolli.

Duke folur për afatet e procesit të numërimit, ai bëri të ditur se përfundimi i numërimit të votave me postë dhe atyre me kusht pritet të ndodhë brenda ditëve në vijim.

“Me dinamikën e shtuar të punës në QNR, numërimi i votave me postë do të përmbyllet më së largu nesër paraditë, derisa votat me kusht deri nesër në mesnatë. Pastaj, në varësi të përqindjes së vendvotimeve, deri në 10 për qind maksimum, që do të rinumërohen me vendim të KQZ-së, i tërë procesi i numërimit do të duhej të përmbyllej në fund të kësaj jave”, ka shtuar ai

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trupin e tij që s’pajtohet me Paunoviç do ta shkarkonte

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Arrestohen tre persona, dyshohen se tentuan të shesin me dokumente të falsifikuara një pronë prej 1.55 milion eurosh

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Bordi zgjedh Zana Spahiun, Drejtoreshë të Përgjithshme të RTK-së

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Kurti emëron Enver Dugollin zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

Me rekomandim të ZKA-së, largohen nga puna 20 zyrtarë të MMPH-së, pjesë e ish-“Mbrojtjes Civile”

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

FSK pjesë e konferencës ndërkombëtare për aviacionin ushtarak

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Instituti i Shëndetit Publik del me rekomandime për qytetarët se si të shmangin helmimin nga ushqimi gjatë verës

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Pica, sallata, verëra e kafe për deputetët, tenderi 200 mijë euro nga Kuvendi i pa konstituuar

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Kosova dhe Shqipëria në konferencën e SHBA-ve kundër terrorizmit të së majtës ekstreme

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Hovenier: Kosova rrezikon ta humbasë besimin e Uashingtonit nëse nuk vepron

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Osmani: Do të takoja çdo homolog, por kurrë nuk do të bashkëqeverisja me mohuesit e Kosovës

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Musliu-Shoshi: Kurti e ka futur Kosovën në izolim, Serbia po forcon lidhjet me SHBA-në

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive

Haxhiu: Në fillim të gushtit pritet të mbahet seanca konstituive