Gazetari Berat Buzhala, në emisionin e sontëm në Rubikon tha se nuk ka informacione se është duke u përcjellur nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Por, tha se nuk e përjashton këtë mundësi.
Ai tregoi edhe një rast kur ishte mbrojtur nga AKI-ja nga kërcënimet e ISIS-it.
“AKI ka bërë edhe punë të mira. I kam pasur disa komunikime me AKI-në”, tha Buzhala.