Buxheti i Kosovës duhet të ekzekutohet më me saktësi

24.02.2016 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Buxheti i Kosovës duhet të ekzekutohet më me saktësi

Menaxhimi i financave publike në Kosovës, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet të ketë shënuar progres, por që në disa fusha ka ende nevojë për përmirësime.

Raporti i titulluar “Vlerësimi i llogaridhënies financiare dhe shpenzimeve publike në Kosovë”, është vazhdimësi e dokumenteve të mëparshme që kanë të bëjnë me këtë fushë, dhe si i tillë është bazë për menaxhimin më të mirë të parasë publike.

Christof Stock, shef i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shënuar progres në menaxhimin e financave publike, mirëpo rekomandohet saktësia në ekzekutimin e buxhetit për institucionet e vendit.

“Megjithatë me adoptimin e rekomandimeve të shfaqura nga raporti për Qeverinë e Kosovës, shumë shpejt mund të arrihet progres më i madh. Për shembull, duke forcuar korrektësinë (saktësinë), e përpilimit të buxhetit, dhe kohën e zbatimit të buxhetit, institucionet mund të mënjanojnë shmangien e angazhimit, dhe do të lejonte gjithashtu forcimin e funksionimit të brendshëm të auditimit”, ka thënë Stock.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, thotë se ky dokument do t’u shërbejë institucioneve të Kosovës për një menaxhim më të mirë të parasë publike.

“Ky dokument është një kornizë e mirë për të matur progresin në fushën e financave publike. Mbi bazën e këtyre matjeve ne do të përcaktohemi përmes strategjisë dhe menaxhimit të financave publike edhe objektivat e ardhshme me planin e veprimit për përmirësim të mëtutjeshëm, menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënien financiare”, u deklarua ai.

Menaxhimi i financave publike në Kosovë vazhdimisht kishte marrë vërejtje nga ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqatave ekonomike në vend.

Ata kishin theksuar se paraja publike në Kosovë po keqpërdoret dhe po menaxhohet në mënyrën më të dobët të mundshme, duke krijuar kështu probleme të mëdha ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë shpreh pakënaqësi për mospërfshirjen e sektorit privat në procesin e planifikimit buxhetor.

“Sektori privat është ai që mbush arkën e shtetit dhe ai nuk përfshihet në planifikimet e shpenzimeve buxhetore. Kemi pasur në të kaluarën vendime kontraverse të qeverisë që të bëjnë ngritjen e pagave në sektorin publik, duke krijuar një diskrepancë në nivelin e pagave mes sektorit publik dhe privat. Këto vendime nuk janë diskutuar në mënyrë të mirëfilltë me sektorin privat dhe i kanë shërbyer politikave popullsite”, thotë Zeka.

Sa i përket llogaridhënies dhe transparencës së parasë publike, shton Zeka, nuk është në nivelin e duhur.

Sipas tij, një shqetësim i madh mbetet tek parregullsitë që bëhen në fushën e prokurimit, e ku pjesa më e madhe e parasë publike shpenzohet përmes këtij procesi.

“Edhe raportet e Auditorit Gjeneral, në shumë raste tek agjencitë buxhetore kanë gjeturparregullsi të shumta për mos zbatim të legjislacionit apo të rregullave të prokurimit apo aktiviteteve tjera. Është shqetësuese, pasi që nuk thuhet në publik që janë marrë masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të atyre institucioneve kur janë zbuluar apo kur këto raporte kanë gjetur parregullsi”, thotë Zeka, transmeton rel..

Pavarësisht këtyre kritikave për menaxhim jo të mirë të parasë publike, autoritetet e Kosovës vazhdimisht janë deklaruar se bëjnë menaxhim të duhur të buxhetit dhe se ka transparencë dhe llogaridhënie.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare