I burgosuri në Guantanamo: Anëtari i familjes mbretërore saudite është i përfshirë në terrorizëm

E publikuar: 17/09/2016 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një krijues bombash i akuzuar, anëtar i grupit terrorist al-Qaida i cili i kishte ndjekur studimet në kolegj në Arizona të ShBA-ve, u ka thënë zyrtarëve ushtarakë amerikanë në bazën e Guantanamos, Kubë, se ai beson se një anëtarë i familjes mbretërore saudite ka qenë pjesë e një përpjekje për ta rekrutuar atë për të kryer akte të dhunshme para sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Kjo sipas një transkripte të re të publikuar së fundmi.

Ghassan Abdallah al-Sharbi ka thënë se një figurë fetare në Arabi Saudite e ka përdorur termin “madhëria juaj” gjatë një bisede telefonike me një person – para se t’i bënte thirrje al-Sharbit për t’u kthyer në ShBA për të marrë pjesë në një komplot kundër ShBA-ve i cili do të përfshinte mësimet se si të drejtohet aeroplani.