Bulliqi i gëzuar për hetimet nga Prokuroria: Le të zbardhet e vërteta

E publikuar: 05/08/2022 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mirëpritur hetimet e Prokurorisë Themelore lidhur me shkarkimin e ish-drejtori të Inspeksionit, Besnik Mulliqi.

Bulliqi thotë se i është gëzuar hetimeve me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me ndërimet pa leje rreth Liqenit të Batllavës.

“Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje.
Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë”, shkroi Bulliqi në Facebook.