Bujqit i bashkohen protestës së opozitës

08.01.2016 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bujqit i bashkohen protestës së opozitës

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, me një kumtesë dërguar medieve, njofton se i bashkohet protestës së nesërme të opozitës, për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 Ha tokë Malit të Zi, dhe kundër kësaj Qeverie, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, bujqit e Kosovës më së shumti kanë arsye për të protestuar. Sepse, Qeveria e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, e ka lënë bujqësinë në gjendje të mjerueshme.

Ky është teksti i plotë i kësaj kumtese:

Një pjesë e madhe e buxhetit që ndahet për bujqësi, është vjedhur, një pjesë tjetër ka shkuar në investime të gabuara, e pjesa e mbetur po u shkon vetëm militantëve partiakë.

Prodhimet e bujqve, nuk po kanë treg për shitje. Prodhimtaria bujqësore e Kosovës po ngulfatet nga konkurrenca jolojale, nga importi, dhe për këtë arsye janë mbyllur qindra ferma prodhuese të qumështit në Kosovë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që ikën drejt Evropës, ishin familje bujqish, sepse Qeveria nuk ua ka siguruar as kushtet minimale për t’u marrë me bujqësi dhe për ta siguruar ekzistencën për familje. Nga prodhimtaria e grurit, asnjëherë nuk u arrit të sigurohet buka për popull, më shumë se 30%. Po ashtu, edhe prodhimtaria e qumështit.

Bujqësia e Kosovës po shkatërrohet nga uzurpimi i tokave bujqësore me ndërtime pa leje. Janë braktisur qindra mijëra hektarë tokë në pjesët kondrinore-malore. Sistemet e ujitjes Ibër-Lepenc dhe Radoniq gati tërësisht janë shkatërruar. Bujqit nuk e kanë as 20% të mekanizmit të duhur bujqësor. E Qeveria e Kosovës po ndikon direkt në shkatërrimin e bujqësisë, edhe duke lejuar importimin plehrave, farërave, pesticideve dhe naftës fallto.

Bujqve tanë iu mungon përkujdesja e shtetit me trajnime e këshillime. Këto dhe shumë probleme tjera, janë arsye të mjaftueshme që të gjithë bujqit të dalin nesër në protestë në Prishtinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare