Britania voton në zgjedhjet e përgjithshme

07.05.2015 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Britania voton në zgjedhjet e përgjithshme

Miliona njerëz votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar. Kutitë e votimit në rreth 50,000 qendra janë hapur qysh në orën 7:00, sipas kohës lolale.

Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.

Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë dhe ka shprehur bindjen se Konservatorët e tij do t’i fitojnë zgjedhjet e sotme.

“Këto janë zgjedhjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në një brez. Kur të qëndroni para kutisë së votimit me laps në dorë, dua që ta dini se si vota juaj mund të bëjë ndryshim të vërtetë. Ju mund të më zgjedhni mua, që të vazhdoj të udhëheq vendin dhe ta çoj përpara, ose Ed Milibandin që t’ju kthejë prapa dhe të humbasë punën e pesë vjetëve të fundit”, ka thënë Cameron në mesazhin e tij drejtuar votuesve.

Rivale kryesore e Konservatorëve të Cameronit është Partia Laburiste.

Udhëheqësi i saj, Ed Miliband, ka thënë se është optimist për perspektivat e Laburistëve dhe se beson që publiku do të bëjë gjykimin e duhur.

“Përdorni votën tuaj. Përdorni votën për të votuar Laburistët dhe së bashku të ndërtojmë një vend që funksionin për njerëzit punëtorë”, ka thënë Miliband.

Partia e Cameronit ka udhëhequr Britaninë qysh në vitin 2010, në koalicion me Liberal-Demokratët. Udhëheqësi i këtyre të fundit, Nick Clegg, ka premtuar se do të ofrojë stabilitet dhe dinjitet.

Sondazhet sugjerojnë se asnjëra parti nuk do të fitojë ulëse të mjaftueshme për një shumicë absoulute.

Sondazhet e kompanisë ComRes kanë paraparë për Konservatorët e qendrës së djathtë 35 për qind të votave, ndëra për Laburistët e qendrës së majtë 32 për qind.

Partisë fituese i duhen 326 vende të Parlamentit prej 650 ulësesh.

Votimet përmes postës në Britani janë kryer. Në zgjedhjet e vitit 2010, kur pjesëmarrja ka qenë 65 për qind, votimet postare kanë përbërë 15 për qind të votave.

Për herë të parë, njerëzit kanë mundur të regjistrohen për votim edhe përmes internetit.

Shumica e vendvotimeve janë në shkolla, qendra komuniteti dhe salla të famullisë, raporton rel.

Rezultatet paraprake pritet të shpallen rreth mesnatës, ndërsa ato përfundimtare të premten pasdite.

Qendrat e votimit mbyllen në orën 22:00, sipas kohës lokale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë