Tech

Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

11.09.2016 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Brennan: Sulmet e hakerëve rusë janë kërcënim për SHBA-të

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan, përsëri ka tërhequr vërejtjen se kapacitetet kompjuterike hakeriste të Rusisë janë “jashtëzakonisht të afta dhe të sofistikuara”.

Gjatë një interviste të sotme në rrjetin CBS ai nuk e ka fajësuar Moskën në mënyrë specifike për ndërhyrje, megjithqë zyrtarë të tjerë të inteligjencës dhe të Kongresit amerikan e kanë bërë këtë.

Megjithatë, zoti Brennan tha se “ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për atë që rusët mund të përpiqen ta bëjnë në kuptimin e mbledhjes së informacioneve në sferën kibernetike”.

Çështja e sulmeve kibernetike ruse është shndërruar në temë të rëndësishme në garën zgjedhore për president amerikan, pasi disa emaila me përmbajtje poshtëruese nga zyrtarët e Partisë Demokratike kanë rrjedhur në opinion vetëm pak kohë para konventës, ku u mbështet kandidatura e Hillary Clintonit për presidente.

Rivali i saj, republikani Donald Trump, e ka hedhur poshtë rrezikun e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, pasi gjatë një interviste në një televizion, që financohet nga qeveria ruse, ka thënë se ai mendon se ka pak gjasë që Kremlini po përpiqet ta bëjë këtë./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë

Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës