Bosnja ia dhuron 500 ton fishekë Irakut për të luftuar ISIS’in

E publikuar: 08/03/2015 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bosnja dhe Hercegovina dhuron për qeverinë irakiane më shumë se 500 ton municion, me ç’rast e jep mbështetjen e saj në luftën kundër organizatave terroriste në shtetin islamik

Me këtë rast Bosnja do të dhurojë 15 milionë fishekë të kalibrit 7,9 milimetra, dhe 400 mijë fishekë të kalibrit 14,5 milimetra që njihen si municion më i lartë në forcat e armatosura të Bosnjës. Këtë e ka konfirmuar për “Dnevni Avaz” ministri i Mbrojtjes në Bosnjë, Zekerija Osmiq.

Vendimi për donacion të municionit është marrë nga Kuvendi i Bosnjës me kërkesë të SHBA e cila ka kërkuar nga Bosnja t’i bashkohet koalicionit në luftën kundër organizatave terroriste të ISIS.