Bosët e sigurimeve që vjelin diasporën

23.06.2015 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bosët e sigurimeve që vjelin diasporën

Dhjetë kompani të sigurimeve sa janë në Kosovë vjet i kanë inkasuar rrafsh 84.6 milionë euro vetëm nga taksa e polisave kufitare. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve janë para të diasporës kosovare që paguajnë sa herë që hyjnë në vendlindje. Në shifra, janë plotë 14.4 milionë euro që mesatarisht vjelen prej mërgimtarëve në emer të polisave të sigurimit kufitarë.

E prej të gjithë këtyre të hyrave, vetëm 6.8 milion euro është shuma që është ndarë për kompenzimin e dëmeve për vitin e kaluar.

Kështu tregojnë të dhënat statistikore të Bankës Qendrore të cilat i ka kalkuluar Gazeta Fjala.

Në raportin tremujor të BQK-së, shihet se vitin e kaluar kompanitë e sigurimeve kanë shitur 2, 891,700 polisa të sigurimit kufitar për të gjitha llojet e automjeteve të transportit rrugor.

Dhjetori është muaji kur janë shitur më së shumti polisa sigurimi, gjithsejtë 488 mijë.

Ndërkaq, në muajt kur është edhe fluksi më i madh i mërgimtarëve numri i polisave të shitura është 272 mijë për muajin korrik dhe 349 mijë polisa të shitura për muajin gusht.

Gjatë këtyre muajve të hyrat bruto nga premitë e pranuara është 18.2 milion euro.

Gazeta Fjala ka kërkuar përgjigje nga Byroja Kosovare e Sigurimeve lidhur me të hyrat dhe fitimet që realizojnë kompanitë e sigurimeve nga këto polisa por ata nuk kanë dhënë ndonjë sqarim.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, më datë 18 qershor 2015, mori vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë nga 1 korriku i këtij viti për 50 për qind pas ankesave të shumta të diasporës kosovare.

Që nga viti 2002 e deri në janar të këtij viti, llogaritet se bashkatdhetarët tanë që jetojnë në botën e jashtme kanë paguar në kufirin e Kosovës në emër të taksës kufitare shumën prej 131 milionë e 800 mijë euro.

Nga kjo shumë në emër të kompensimit të dëmeve, kompanitë e sigurimit të Kosovës kanë paguar vetëm 10 milion e 260 mijë euro ose 7.8 për qind të të hyrave.

sigurime

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmanit, i cili i ka shpalosur këto shifra në Kuvendin e Kosovës asnjë cent nga mbetja nuk janë derdhur në buxhetin e Kosovës, por ato mjete kanë mbetur në dispozicion të kompanive të sigurimit.

Krejt kjo për mungesë tëKartonit të Gjelbër, pjesë e të cilit nuk është ende Kosova.

Por me gjasë2015’ta do të jetëviti i fundit që diaspora Kosovare do të paguaj miliona euro taksë për të hyrë në Kosovë në emër të sigurimeve kufitare.

Pas vendimit për përgjysmim të tarifave të polisave kufitare të sigurimit nga Banka Qendrore e Kosovës, pritet që shumë shpejtë të merret vendimi për heqjen komplet të pagesave për polisa në kufi.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, udhëheqësi i delegacionit kosovarë për sigurimet Kosovë-Serbi, Rrahim Pacolli, i cili është shprehur i bindur se edhe në Kosovë do të filloj të zbatohet Kartoni i Gjelbër. Sipas tij Kosova do të bëëhet pjesë e këtij kartoni qoftë edhe përmes ndonjë shteti tjetër. Për këtë, ai ka thënë se ekziston gatishmëri edhe te pala serbe për një vendim të tillë.

Por, ky vendim ka gjasë të hasë në rezistencë të fortë tek kompanitë e sigurimeve në Kosovë, nisur nga përvoja e mëhershme me këto polisa.

Pacolli ka treguar për Gazeten Fjala se edhe për vendimin e fundit për uljen e taksës ka pasur kundërshtim të madh tek kompanitë tjera të sigurimeve, të cilat nuk mund të heqin dorë nga miliona euro përfitim

– See more at: http://gazetafjala.com/analiza/boset-e-sigurimeve-qe-vjelin-diasporen/#sthash.pu2l9ubZ.dpuf

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n