Bosch: Refuzimi i Gjykatës Speciale, keq për Kosovën

17.03.2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bosch: Refuzimi i Gjykatës Speciale, keq për Kosovën

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka deklaruar se tanimë është vendosur që Kosova duhet ta ketë një Gjykatë Speciale, por tash më mirë është që ajo mos të refuzohet pasi do të formohej prej OKB-së, ku janë edhe disa vende që nuk janë mike të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet nëse gjykata do ta ketë selinë në Holandë, pasi që për këtë fillimisht duhet të merret leja dhe pajtimi i Parlamentit holandez.

Këto deklarata Bosch i ka bërë në një takim me studentët e Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik, të Universitetit të Prishtinës.

“Para se gjithash me aq sa unë di, Gjykata Speciale do të vijë në Holandë nëse parlamenti ynë pajtohet me këtë. Derisa parlamenti ynë nuk di asgjë për këtë, pasi që ata nuk janë informuar ende. Ata natyrisht kanë lexuar nëpër gazeta, por zyrtarisht nuk janë informuar pasi që ne jemi duke pritur që së pari ky proces të përfundoj, pasi që ju e dini që parlamenti juaj nuk është pajtuar dhe nuk e ka diskutuar këtë çështje. Kështu që parlamenti ynë nuk mund të merret me diçka që ende nuk ekziston”, ka thënë Bosch.

Ambasadori Bosch para studentëve ka thënë se Kosova ka nevojë për një Gjykatë Speciale, dhe se refuzimi i saj që po bëhet nga ana e opozitës nuk është i mirë, pasi që kjo do të thoshte se çështjet e përmendura për t’u trajtuar nga kjo gjykatë do të kalonin në një gjykatë që do të themelohej nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe aty ka shtete që nuk janë aq miqësore me Kosovën.

“Natyrisht që ju duhet Gjykata Speciale, sepse pak a shumë është vendosur se duhet ta keni atë, sepse po që se do ta refuzonit, do të ishte shumë keq për vendin tuaj, marrë parasysh se Gjykata do të themelohej nga OKB pastaj. Por, tani të paktën do të keni një gjykatë e cila s’do të jetë një gjykatë e OKB-së. Vendet që nuk janë mike me vendin tuaj, kanë shumë ndikim, prandaj dhe ka ardhur kjo ide për ta themeluar gjykatën de fakto, mbase jo de fakto por ligjërisht nën EULEX-in”, ka thënë Bosch.

Ndërsa, i pyetur për rikthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit, Bosch ka thënë që nuk varet nga dëshira dhe mendimi i tij rikthimi i kësaj liste, duke shtuar se sipas kushtetutës është e përcaktuar që të ketë në parlament,qeveri dhe institucione të tjera edhe prezencë të komunitetit serb.

Sipas ambasadorit holandez, dy çështjet kryesore që duhet të fokusohet qeveria dhe institucionet vendore kanë të bëjnë me krijimin e vendeve të punës, si dhe me sundim të ligjit që nënkupton luftimin e korrupsionit.

Bosch para studentëve ka folur sërish për valën e fundit të migrimit ilegal nëpër vendet e BE-së, duke thënë se ky proces do të dëmtoj procesin e liberalizimit të vizave, si dhe ka përsëritur faktin se BE-në nuk jep azil për vendet si Kosova, i cili tashmë është i sigurt, transmeton KP.

“Para se gjithash, siç e dini në parim, ju nuk do të fitoni azil, natyrisht në disa raste që bëjnë shumë përjashtim, mundeni, por normalisht jo. Mendoj që gjasat janë vetëm 1% mund të jepet azil, që d.m.th duhet të gënjeni shumë dhe të thoni se sa rrezik është të kthehesh në Kosovë, por njerëzit që ju marrin në intervistë do ta dini kur gënjeni, prandaj dhe mundësitë për të qëndruar janë pothuajse zero. Çfarë ju latë të kuptohet është negative për liberalizim të vizave, sepse partitë e djathta dhe të majta evropiane do ta përdorim këtë shumë dhe do të thotë ‘e shihni, shihni, nëse ju japin liberalizim të vizave, të gjithë do të vinë dhe nuk do të kthehen kurrë’ , prandaj ata do ta përdorin këtë për të thënë së është një problem i madh, dhe ky vend nuk duhet të këtë liberalizim të vizave, por duhet ta dini se kjo nuk është veç kundër jush, por kundër çdo shteti që kërkon liberalizim të vizave, si p.sh Serbia apo Shqipëria. Dje pashë figura të migrimit në Gjermani dhe Serbia bashkë me Kroacinë prinin me më se shumti njerëz atje”, ka thënë Bosch. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi