Borrell i bashkohet thirrjes për pauzë humanitare në Gaza

E publikuar: 23/10/2023 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, iu bashkua thirrjeve për një pauzë humanitare në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar më shumë furnizime me ndihma në Gazë.

“Tani gjëja më e rëndësishme është që mbështetja humanitare të shkojë në Gaza” – raporton Reuters.

Borrell tha për mediat, kur arriti për takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. se ata do të diskutojnë thirrjen për një pauzë.

“Personalisht, mendoj se nevojitet një pauzë humanitare për të lejuar që mbështetja humanitare të hyjë dhe të shpërndahet”, tha Borrell.