Borrell bisedon me Vuçiqin për “punën e rëndësishme” midis BE-së dhe Ballkanit

E publikuar: 07/06/2022 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Biseda u zhvillua me iniciativën e Borrellit, i cili i tha Vuçiqit se përpara i pret një punë e rëndësishme për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, shkroi Borrell në llogarinë e tij në Twitter./InfoSot/