Bordi i përkohshëm i KEK-ut i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

29.05.2020 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bordi i përkohshëm i KEK-ut i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate, mbi 1000 vende pune të pa plotësuara

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura vendore dhe ndërkombëtare për qeverisjen korporative dhe në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike. Prandaj, me të marrë detyrën ka filluar takimet e ndara me menaxhmentin ekzekutiv përkatës të korporatës për tu njoftuar me gjendjen, sfidat dhe objektivat e tyre.

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK sh.a. ka një diskrepanc prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi, e që kjo pa dyshim ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç, pastaj kontestet gjyqësorë me punëtor, ku vetëm në fund të muajit dhjetori të vitit 2018, KEK sh.a. eshte duke humbur rastet ne vlere prej rreth 4 (katër) milion euro (pa i llogaritur shpenzimet administrative gjyqësore dhe kamatat) në shkallën e parë të gjykatës themelore për konteste që kanë të bëjnë më punetorë. e gjithë kjo si pasojë e neglizhencës për të gjetur zgjidhje të bazuar ligjore me ç’rast do të evitoheshin kontestet e shumta me punëtorë, Më tutje punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara, si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK.

Duke pas parasysh që vendi ynë njihet për rinin më të shëndosh në rajon dhe fakti që korporata nuk e ka shfrytëzuar këtë potencial dhe nuk i ka plotësuar mbi 1000 vende të lira pune, ku mbi 90% të pozitave të paplotësuara bëjnë pjese në prodhim e që konsiderohet se është pjesë më vitale e KEK-ut, keq trajtimi i punëtorëve (në moshë) duke i obliguar që të punojnë, ndërkohë që nuk i kanë kompensuar, punësimi i punëtorëve përmes kompanive private me shuma marramendëse dhe neglizhenca që të sigurohen pajisjet e nevojshme për punëtor, për Bordin e përkohshëm është i papranueshëm dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet ndryshe, veç se keq menaxhim i skajshëm nga menaxhmenti i KEK-ut.

Në këtë situate, ku KEK sh.a. momentalisht ka një mungesë kaq të madhe (theksuar) të punëtorëve dhe duke operuar me moshë kaq të vjetër të punëtorëve dhe me rrezikun e shpenzimeve prej mbi 5 (pesë) milion euro për konteste gjyqësore me punëtorët e saj dhe angazhime të kompanive private, Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. konform obligimeve dhe autorizimeve ka ndërmarrë masat emergjente si në vijim;

• Ka kërkuar nga menaxhementi takim sa më parë me kompaninë që aktualisht është angazhuar për rishikimin funksional të KEK-ut për tu konsultuar rreth vendosjes së prioriteteve për tu plotësuar fillimisht pozitat e rëndësishme (KEK sh.a. ka disa pozita komplekse si inxhinierët në turbine dhe gjenerator etj, për të cilat nevojiten deri në 5 vite eksperiencë për të qenë të pavarur në punën e tyre) për të vazhduar më plotësimin e gjithë skemës që pa dyshim do të ndikojë dukshëm në uljen e moshës mesatare në KEK sh.a. por edhe në ngritjen e funksionalitetit dhe sigurisë në operime.

• Për sa i takon kontesteve gjyqësore me punëtor, Bordi i përkohshëm ka angazhuar u.d. Kryeshefin Ekzekutivë dhe Zyrën Ligjore, që të shqyrtojnë bazën ligjore për gjetjen e një zgjidhje ku korporata do t’i kryej obligimet e dokumentuara dhe legjitimuara ndaj punëtorëve, pa krijuar shpenzime shtesë (administrative gjyqësore dhe kamata) KEK sh.a.

• Bordi i përkohshëm gjithashtu do të shikojë me shumë kujdes vendimet, arsyeshmërinë dhe procedurat rreth angazhimit të kompanive private për zëvendësimin e punëtorëve dhe bazuar në gjetjet do të marrë masat adekuate.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Kurti thotë se gjendja e mediave në Kosovë nuk është më e mira, por as më e keqja

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Bizneset kanë nevojë për përkrahjen e komunës

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Alban Hyseni trashëgimtar i luftëtarit Hysen Hyseni (Zhuja), mbrojtësit të kufijve të Shqipërisë Etnike

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Sa i rëndësishëm është investimi i gazit natyror të cilit qeveria ia mbylli derën

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Targat e përkohshme mbeten ende në qarkullim

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Miratohet marrëveshja me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Dega e LDK’së në Prizren akuzon se VV’ja atje po blen vota me nga dy thasë miell

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Mësohet arsyeja e rrahjes: Familjarët e zënë kryefamiljarin me të dashur – atë e bëjnë për spital

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Diell verorë dhe riga shiu edhe të dielën

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Në bisht të tiganit e fsheh drogën, tenton ta fus në burgun e Dubravës

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Kryeministri malazez midis presionit të brendshëm dhe pritjeve të Perëndimit

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Drenori shpalos projektet për Drenasin

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

Masa të rrepta sigurie në prag të tubimit para Kapitolit

I arrestuar për vrasje/ Tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj

I arrestuar për vrasje/ Tenton të vetëvritet në burgun e Peqinit Bledar Selmanaj

Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë

Vaksinohen edhe 18.555 persona në Kosovë