Bora Zemani dhe Donald Veshaj thumbojnë sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale

E publikuar: 29/07/2021 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Historisë së dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt i ka ardhur fundi.

Së fundmi vëmendje morën disa përshkrime të postimeve të dyshes në rrjete sociale.

Bora kishte publikuar një fotografi ku shkruante, “Ajo nuk po kërkonte një kalorës, ajo po kërkonte një shpatë”.

Theksojmë se shumica e përshkrimeve të postimeve të Borës në Instagram janë thënie në gjuhën angleze.

Pas postimit të Borës, Donald Veshaj ndau një fotografi në llogarinë e tij në Instagram. Gjithcka duket në rregull deri tek përshkrimi, që shumë ndjekës e përkthyen si thumb për Borën.

“Kërkohet një vend pune për një person që gjen thënie anglisht. Të interesuarit në dm ose Wp”, shkruan ai ndoshta referuar përshkrimeve të Borës në Instagram. /Prive.al