Bonucci me gjithë frikën që ia ka MSN-së, ka besim te këta dy lojtarë të Juves

E publikuar: 10/04/2017 10:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonardo Bonucci beson se Dybala e Higuain do ta bëjnë diferencën ashtu siç e bëjnë Messi, Suarez e Neymar për Barcelonën.
Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, e ka pranuar se të martën mbrëma “Zonja e Vjetër” do ta ketë shumë të vështirë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, sidomos për faktin se do të përballen me treshen sulmuese më të mirë në botë, Lionel Messi, Luis Suarez e Neymar.

Por, 29-vjeçari ka paralajmëruar Barcelonën se edhe ata kanë lojtarë të klasit botëror në skuadër, duke veçuar Gonzalo Higuainin e Paulo Dybalan.

“Leo Messi, Suarez dhe Neymar janë në mesin e 10 lojtarëve më të mirë në botë – ashtu siç janë edhe Gonzalo Higuain e Paulo Dybala”, tha Bonucci.

“Ata janë të paparashikueshëm. Duhet të mbulojmë shumë mirë hapësirat. Messi tani luan më shumë në fushë, do të thotë se duhet të kemi kujdes nga ai. Sa për Neymarin, vetëm shikoni s’printin që bëri për 60 metra në ndeshjen Brazil – Paraguai”, shtoi mbrojtësi Juves.

“Sa i përket Suarezit, ai është luftarak, kurrë nuk ndalet së vrapuari dhe lufton për çdo top. Por, ne kemi mbrojtje më të fortë dhe do të kujdesemi për ta”, shtoi Bonucci. /Express/