Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

18.10.2021 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

Boiken Abazi ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit në Lëvizjen Vetëvendosje në Shqipëri.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook ka sqaruar se nga data 15 shtator kishte paraqitur në zyrën e kryeministrit Albin Kurti dorëheqjen e tij, transmeton lajmi.net.

Abazi gjithashtu ka njoftuar se arsyeja e dorëheqjes së tij është mos mbështetja që ai mori në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

“Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, thuhet në postimin e Abazit.

Shkrimi i tij i plotë:

Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë.

Në datën 15 shtator unë kam paraqitur dorëheqjen time të parevokueshme nga pozicioni i drejtorit ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes në Shqipëri, gjë që e kisha diskutuar edhe pas zgjedhjeve në Bordin e Qendrës, për të mbajtur përgjegjësitë e mia për rezultatet në Shqipëri. Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet.

Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti për mediumin malazez: Vuçiq po kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës

Kurti për mediumin malazez: Vuçiq po kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës

Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit, thotë se nuk është çështje e tij që t’i caktojë udhëheqësit e sindikatave

Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit, thotë se nuk është çështje e tij që t’i caktojë udhëheqësit e sindikatave

Shumë punëtorë mbetën pa punë gjatë vitit 2021, pritet që shkalla e varfërisë në vend të rritet edhe më shumë

Shumë punëtorë mbetën pa punë gjatë vitit 2021, pritet që shkalla e varfërisë në vend të rritet edhe më shumë

Shah mat ndaj Berishës?!/ Më 9 dhjetor Escobar takohet në Tiranë me Ramën dhe Bashën

Shah mat ndaj Berishës?!/ Më 9 dhjetor Escobar takohet në Tiranë me Ramën dhe Bashën

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani të specializuara për lobim në SHBA

Qeveria e Kosovës duhet të ndajë buxhet dhe të angazhojë kompani të specializuara për lobim në SHBA

10 vite bashkëpunim me Kosovën, Iowa me video 22 minutëshe për partneritetin ushtarak

10 vite bashkëpunim me Kosovën, Iowa me video 22 minutëshe për partneritetin ushtarak

Një i vdekur e tri raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një i vdekur e tri raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

Një mjek për 1,000 të burgosur

Një mjek për 1,000 të burgosur

Kurti flet për masat e reja Anti-COVID, përmend edhe rrezikun e përhapjes së COVID-19 nga diaspora

Kurti flet për masat e reja Anti-COVID, përmend edhe rrezikun e përhapjes së COVID-19 nga diaspora

Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Ministri i Shëndetësisë prezanton masat e reja Anti-COVID, hyjnë në fuqi nga dita e nesërme

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Jubileu i 80 -të i trasmetimeve radiofonike ndërkombëtare

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Murtezaj: Verifikimi i tatimpaguesve do të shkurtohet nga 6 në 4 vjet

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Kurti e ministri i Shëndetësisë mbajnë konferencë për media

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Shi e borë, parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi