Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

14.10.2021 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Blinken vlerëson perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai i bëri këto komente në një takim me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të enjten në Uashington.

Në një komunikatë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se dy zyrtarët biseduan edhe për një varg çështjesh të tjera, përfshirë partneritetin SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusinë dhe Kinën.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian mbajti një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

BE-ja miratoi një deklaratë, në të cilën u tha se ajo mbështet perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe “riafirmon përkushtimin e saj për procesin e zgjerimit” të bllokut evropian.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë përparuar më së shumti në rrugën e integrimit evropian.

Këto dy vende kanë hapur disa kapituj të negociatave të anëtarësimit.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Haradinaj: Personat me Aftësi të Kufizuara janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë

AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

AAK propozon amandament për buxhetin të Ligjit të Pagave, planifikohet që të hyjë në zbatim në mars të 2022

Sveçla e Haxhiu e njoftuan Reynders për progresin e arritur në Kosovë

Sveçla e Haxhiu e njoftuan Reynders për progresin e arritur në Kosovë

Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar

Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar

ATK’ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata që investojnë në kriptovaluta

ATK’ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata që investojnë në kriptovaluta

Haradinaj: Presidentja Osmani është totalisht e kontrolluar nga Kurti

Haradinaj: Presidentja Osmani është totalisht e kontrolluar nga Kurti

Selimi për Manastirin e Deçanit: Të çohet në Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Selimi për Manastirin e Deçanit: Të çohet në Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Mustafa: VV-ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Mustafa: VV-ja u ndëshkua në zgjedhjet lokale, qytetarët u frikësuan se mund të vijë te një qeverisje arbitrare

Pacolli: Pagova 90 mijë euro avionin privat që të kthehesha në Kosovë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente

Pacolli: Pagova 90 mijë euro avionin privat që të kthehesha në Kosovë për të votuar Vjosa Osmanin si presidente

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si Emisar Special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Ministria e Jashmte i ndaloi vizitën Petkoviqit për sot dhe nesër

Ministria e Jashmte i ndaloi vizitën Petkoviqit për sot dhe nesër

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Tre skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

Tre skenarët e mundshëm për origjinën e variantit Omicron

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Policia e Ferizajt për një muaj shqiptoi mbi 4 mijë gjoba në trafik

Serbia voton për ndryshime kushtetuese

Serbia voton për ndryshime kushtetuese