Blero dhe Afrona me “kungja” dikujt që me mëngjes

E publikuar: 04/01/2017 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Blero Muharremi dhe bukuroshja Afrona Dika që u shndërruan në kryetemë të ditës me propozimin romantik të bërë mbrëmë në Prive Reality sot kanë bërë disa lëvizje interesante në rrjete sociale.
Ka qenë Afrona e para që ka nisur një mesazh interesant përmes fotografisë së fundit ku shfaqet vetë mahnitëse në të.

‘Xhelozia është një shenjë e mirë që ti po bën gjërat në mënyrën e duhur. Njerëzit nuk xhelozojnë kurrë dështakët’ – ka qenë mbishkrimi i bukuroshes që është pasuar me komente komplimentuese e përkrahëse nga ndjekësit në rrjete sociale. Si për t’u siguruar në përçimin e mesazhit, edhe Blero ka rishpërndarë postimin pa e ndryshuar përshkrimin.

E në një tjetër postim, Dika është shprehur: ‘Kur njerëzit nuk e dinë se cka po ndodh në jetën tënde ata spekulojnë. Kur ata mendojnë që e dinë, fabrikojnë e kur e dinë, ata thjesht urrejnë’.

A po ia drejtojnë ndokujt këtë kunjë dyshja apo mund të jetë thjeshtë rastësi?! Këtë nuk mund ta themi aktualisht me siguri të plotë…/Gazeta Blic/