Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

29.07.2021 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka komentuar nismën që u prezantua në Shkup, nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Reka tha se “sot në Shkup, “troika” e Novi Sadit varrosi “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe inauguroi trilateralen.

Postimi i plotë:Lamtumirë “Mini-Shengen”Sot në Shkup, “troika” e Novi Sadit varrosi “Mini-Shengenin Ballkanik” dhe inauguroi trilateralen. Vuqiqi dështoi, plotë tri vite, që ta shes reinkarnimin e Jugosllavisë në amballazhën e integrimit rajonal. Shengeni i vogël, ishte fasadë e Jugosllavisë së madhe.

Tri shtetet e tjera ballkanike e refuzuan atë. Tjetër epilog edhe nuk mund të pritej, pa pajtimin e të gjitha gjashtë shteteve të rajonit. Serbia, ndërkaq këmbëngulte për “integrim rajonal”- por pa e njohur Kosovën. Beneluksi, si integrimi i parë modern rajonal evropian që i parapriu BE-së, funksionoi vetëm si lidhje e tri shteteve të njohura reciprocikisht (Belgjikë, Holandë, Luksemburg).

Si mund të funksiononte ky “integrim” i Vuqiqit, kur dy shtete ende nuk e njohin Kosovën?Ky është dështimi i katërt i hegjemonisë “rajonale” të Beogradit brenda një shekulli. I pari, ai i krijimit të Jugosllavisë – pa jugosllavë, (por me sundimin serb) dështoi përkundër hyrjes së kroatëve dhe sllovenëve në mbretëri me mbretin serb.

Pas dështimit të asaj Jugosllavie të parë monarkike (1941) dhe të dytës komuniste (1991), dështoi edhe e e treta Serbo-Malazeze (2006).Nga viti 2019, Beogradi u përpoq ta shes idenë për “Jugosllavinë Evropiane”, me një emër tjetër: “Mini-Shengen Ballkanik”, ama sërish nën hegjemoninë tregtare, ushtarake e politike serbe. Ndryshimi i emrit nuk ndryshoi përmbajtjen.

Atëherë si shtet i sllavëve të jugut, sot si “integrim rajonal” me Shqipërinë plus. Por, as Mali i Zi, (konstituenti i fundit i Jugosllavisë së fundit), e madje as Bosnja e Hercegovina (me Repubika Srpsken brenda), nuk u joshën nga oferta e Beogradit.

Ndërkaq, Kosova e refuzoi kategorikisht, jo vetëm pse nuk ishte ftuar si shtet sovran dhe i pavarur, por edhe nga rreziku i zëvendësimit të anëtarësimit në BE, me “integrim rajonal” nën tutellën Serbe.Si mund të funksiononte një lidhje e tillë shtetesh, me orientime të kundërta gjeostrategjike?

Me një Serbi anti-NATO dhe aleate ruse; me tri shtete anëtare të NATO-s dhe të katërtin me NATO-n brenda? Me pesë shtete që nuk kanë alternativë pos integrimit Euro-Atlantik; e me Serbinë që në vend të Unionit Evropian, hyri në Unionin Euro-Aziatik të Putinit?Edhe para nismës së Novi Sadit, vendet e tjera të Ballkanit kishin iniciativa të tjera integruese.

Nga viti 2008, katër shtete (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut), mbanin samite vjetore presidenciale. Në vitin 2011, Mali i Zi propozoi nismën “Western Balkans 6”, e më vonë edhe në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Por të gjtha ishin refuzuar nga Serbia.

Pse tash duheshka pesë shtete të tjera të pranojnë një nismë të Serbisë?Sot, Vuqiqi, u detyrua ta ndryshojë vetëm emrin e nismës së Novi Sadit, por pa e ndryshuar qëllimin nismëtar: krejt Ballkani brenda “Botës Serbe”, (“Serbski Svet“) – strategjia e radhës e Beogradit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

Rizvanolli flet për marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut: S’vendosim për gazsjellësin pa e ditur koston

“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Planet e Prishtinës për të pushtuar veriun e Kosovës do të dështojnë”, thotë Petkoviq

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

“Është momenti i fundit që Vitia të deklarohet se a do të jetë ministër i të gjithëve”

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë

Kosnett në përfundim të mandatit, thotë se ka qenë nder i madh shërbimi në Kosovë