Bleona: Më shanin që kur isha e virgjër, e jo më tani që jam…. (FOTO)

E publikuar: 30/04/2015 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka marrë leksione marketingu dhe mode për të krijuar një brand të vërtetë me emrin e saj. Ka regjistruar plot 80 këngë në anglisht dhe do të nxjerrë shumë shpejt gjashtë prej tyre. Dhe në mes të këtij angazhimi, nuk ka lënë pa humbur as mundësinë për të qenë pjesë e jurisë së një pantente ndërkombëtare si X Factor që e riktheu në Shqipëri. Bleona Qerreti flet në një intervistë të realizuar me pyetjet që i kanë bërë lexuesit e Revista Class.

Përse e teproni kaq shumë me veshjet? A nuk mendoni se publikut shqiptar i pëlqen më shumë thjeshtësia?

Unë nuk mendoj me termin “publiku shqiptar apo i huaj”, unë mendoj me termin brand! Brand i qëndrueshëm apo thjesht mall kosumi për një sezon. Do të thotë: shikoni të gjitha këngëtaret e tjera në botë të rrymës pop që në varësi të këngës kanë dhe lookun. Unë nuk mund të këndoj “F**ck You I’m Famous” dhe të dal me një xhaketë të një personi që punon në bankë.

Është çështje branding dhe kush je ti si artist, identiteti yt. Fatkeqsisht këtu në Shqipëri nuk ka firma marketingu që merren me “imazhin e artistëve” në përgjithësi. Këtu artistët veshin një gjë që i ka thënë shoqja e vet (që thotë që është stiliste), që dukesh bukur, pa marrë parasysh këngën që po këndojnë…dhe pastaj, pas 3 muajsh, të njëjtin artist e shikon me një këngë komplet të një rryme tjetër dhe me një veshje komplet tjetër. Këta quhen artistë që nuk e njohin veten kush janë. Unë e di kush jam dhe kjo kam qenë që në fillim: ekstravagante–rebele që në vitin 1994 kur nuk guxonte njëri. Kështu që…besoj e more përgjigjen që kërkoje.

Pse videot me këngët e tua të vjetra janë fshirë nga youtube? Mund të bëni diçka sepse këngët janë shumë të bukura sidomos “Era” dhe “Adoleshenca”?

Dhe kjo ka të bëjë me brand-in dhe re-branding. Fatkeqsisht, kur ne kemi bërë ato këngë dhe ato video, nuk ka qenë niveli teknik i realizimit i standardit që është sot… dhe sigurisht si çdo artist tjetër në Shqipëri, unë kam bërë atë që ka qenë më e mira për kohën dhe kushtet e Shqipërisë.largea_bleona1428922847

Tani unë jam duke mbaruar albumin tim në Amerikë, kam bërë një riedukim si artiste në fushën e marketingut dhe të modës dhe një rebrand të emrit BLEONA në përgjithësi dhe unë thjesht nuk jam më ai artist që mund të përfaqësohem nga ato këngë, apo foto, apo video që janë realizuar në Shqipëri, në kohën kur kërciste kallashi–që sigurisht për kohën kanë qenë revolucion–por që nuk më përfaqësojnë më mua si artiste. Kështu që kompania ime e PR i ka hequr nga Youtube dhe interneti.

Si arrite të fitoje kaq shumë famë Bleona?

Është një gjë që quhet PUNË. Kur të tjerët ëndërronin për sukses unë kam ndenjur PA GJUMË për ta arritur! Mua më kanë quajtur ëndërrimtare, por në fakt unë jam ajo që NUK KAM FJETUR!

A ke menduar ndonjëherë të bëhesh nënë?

Sigurisht! E mendoj çdo ditë! Më duhet të gjej personin e duhur për baba. Të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe dhe në momentin kur ti je vetë një qenie e kompletuar, atëherë mund të sjellësh dikë tjetër në jetë.

Ke një oratori të admirueshme, gjithashtu edhe talent, pse nuk përdorni për të rënë në sy këto cilësi, por veshjet ekstreme?

Është pjesë e të gjithë ekuacionit veshja ime. Unë kam 80 këngë në anglisht që publiku shqiptar nuk i ka dëgjuar sepse kam punuar 5 vjet non stop në studio, por kjo nuk do të thotë asgjë. Për të qenë artist i kompletuar, në fillim duhet të gjesh veten në stilin e muzikës, veshjes, oratorisë, mënyrës se si sillesh etj. etj.. Tani Shqipëria dhe e gjithë bota do të dëgjojë muzikën time. Nga 80 këngë, do dalin vetëm 6 këngë fillimisht, në EP-në (publikimi me më pak këngë sesa një album) time që do të lançohet në iTunes në të gjithë botën diku nga mesi i majit, sigurisht janë të menduara super mirë çfarë këngësh më përfaqësojnë sa më mirë si artiste në botë.Screen Shot 2015-04-29 at 10.43.24 PM