Biznesmeni i arrestuar në Serbi do të dalë sot para Gjykatës në Kralevë

E publikuar: 26/06/2018 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fahri Jusufi, i arrestuar të dielën nga policia në Serbi në pikën kufitare Rudnicë, pritet të dalë sot para gjykatës në Kralevë, aty ku po mbahet që nga dita e arrestimit. MPJ e ka konfirmuar për Gazetën Express se personi në fjalë ka pasur urdhërarrest të mëhershëm të lëshuar nga Serbia.
Sipas familjarëve të Fahri Jusufit, ai pritet që sot të dalë para gjykatës në Kralevë dhe të njëjtit thonë se ai u arrestua në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia që daton nga 88’a.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e Degës së LDK’së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe i njëjti e ka konfirmuar se Fahri Jusufi ka qenë kandidat për asamble komunale në zgjedhje e fundit në Mitrovicë.

Nga burimet e Expressit bëhet e ditur se Fahri Jusufi është arrestuar me një bashkëvendas, të cilët ishin duke qarkulluan në atë zonë për çështje biznesore.

Ndërsa, nga MPJ thanë se po merren me rastin dhe konfirmuan për gazetën arrestimin e Jusufit. /GazetaExpress/