Ekonomi

Bizneset paralajmërojnë padi ndaj KEDS-it

10.04.2016 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Bizneset po ankohen për shkak të ndërprerjeve të rrymës të cilat nuk po lajmërohen nga KEDS-i. E zyrtarët e KEDS-it pranojnë se mund të ndodhin ndalesa të pa-planifikuara.

Bizneset po paralajmërojnë padi ndaj KEDS-it për shkak të dëmtimeve që po u shkaktojnë ndërprerjet e pa-paralajmëruara të rrymës. Zyrtarët e KEDS-it pranojnë se mund të ndodhin ndalesa të pa-planifikuara.

E bizneset po ankohen për shkak të ndërprerjeve të rrymës të cilat nuk po lajmërohen nga KEDS-i.

Burim Piraj i cili posedon fabrikën në rajonin e Dragashit, ankohet për ndërprerje të shpeshta të rrymës, bile edhe tani në kohën e pranverës.

“Ka ditë kur KEDS-i punon, që për keqardhje nuk na paralajmëron se do të ketë ndërprerje. Javën e fundit për shkak të ndërprerjeve të paparashikueshme nga ana e KEDS-it, kemi pas edhe pengesa në prodhim. Teknologjia moderne të cilën e shfrytëzojmë nuk i përballon ndërprerjet e energjisë elektrike të shpeshta, pa marrë parasysh se kemi gjenerator”, thotë Piraj.

Zyrtarët e KEDS-it pranojnë se mund të ndodhin ndërprerje të pa-planifikuara të rrymës. Zëdhënësi i KEDS, Viktor Buzhala, thotë se rasti i ndërprerjes më të fundit të rrymës në atë rajon, ka ndodhë si pasojë e një lëshimi nga një kontraktor i KEDS-it.

“Ka ndodhë para 3 ditësh kur një kontraktor i KEDS-it duke bërë punime aty ka shkaktua një prishje në kabllo dhe ka ndodhë deri te ndalja e energjisë elektrike dhe ekipet e KEDS-it e kanë rikthyer në kohën më të shkurt të mundshme”, thotë Buzhala.

Por këto ndalesa po e dëmtojnë prodhimin, thotë Piraj.

”Pasi që nëse ne bëjmë pasterizimin e produkteve të konservuara që kemi filluar ti prodhojmë, ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike e nxjerrë nga sistemi pasterizuesin edhe mund të vije deri te prishja e produkteve në sasi të madhe”, tha Piraj.

Piraj thotë se nuk do të durojnë më dhe për prishjet në të ardhmen do të ndërmarrin procedura për kompensim.

“Në të ardhmen nëse do të na ndodhë prapë të ketë ndërprerje pa paralajmërim, sikur që ka qenë javën e fundit që ndoshta brenda ditës edhe 10 herë është ndalë energjia elektrike, patjetër do të procedojmë organet kompetente që të kërkojmë kompensimin e dëmeve që na i shkakton vazhdimisht KEDS-i”, thotë Piraj.

Kurse Viktor Buzhala, i fton bizneset të nënshkruajnë marrëveshje me Keds-in nëse duan të jenë të privilegjuar. Për kompaninë e prodhuesit Piraj, thotë se nuk ka marrëveshje.

“Jo nuk ka marrëveshje, kompania që ju po i apostrofoheni nuk ka marrëveshje që të jetë konsumator i privilegjuar i KEDS-it, d.m.th të ketë furnizim me rrethana të privilegjuara si biznes që është”, thotë Buzhala.

Kurse Piraj thotë të kundërtën, që ka marrëveshje, por atë nuk e respekton KEDS-i.

“Kemi marrëveshje, edhe këtë e kemi të hershme, ata duhet të na njoftojnë për çdo ndërprerje të energjisë elektrike edhe me atë marrëveshje ata automatikisht e marrin pagesën nga llogaria jonë me një konfirmim të e-mailit. D.m.th e marrin direkt, nuk kemi nevojë t’ua bëjmë transfer”, thotë Piraj, transmeton rel.

Piraj thotë se marrëveshje nuk është respektuar asnjëherë, sidomos kur ka të bëjë me tensionin e rrymës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve