Bislimi pas takimit trepalësh: Serbia s’ishte e interesuar të fliste për planin e sekuencimit por vetëm për Asociacionin

E publikuar: 02/07/2024 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka folur pas takimeve bilaterale dhe trelaterale që u mbajtën sot në Bruksel.

Bislimi tha se pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike, përkatësisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit”, tha Bislimi.

Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si “të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin./REL