Bislimi: Mezi presim të punojmë për Kosovën me presidencën hungareze të Këshillit të BE-së

E publikuar: 01/07/2024 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi  ka thënë se sot është shënuar fillimi i presidencës hungareze të Këshillit të BE-së për gjysmën e dytë të këtij viti.

Ai e ka mirëpritur këtë dhe ka pohuar se padurim pret të punojë me hungarezët.

“Vendi ynë ka bërë progres të konsiderueshëm në tri vitet e fundit në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standarteve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE”, tha Bislimi.

“Mezi presim bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe punën së bashku në dobi të integrimit të vendit tonë dhe rajonit në BE”, ka thënë ai.