Foto : Anouk Van Aperen
Bisedë mes ish Shefes të Diplomacisë zvicrane Micheline Calmy-Rey dhe ish ambasadorit të Kosovës në Zvicër Naim Malaj
Qysh në vitin 2005, ambasadori Zvicran pranë OKB-së në Nju Jork, Peter-Maurer argumentonte idenë e pavarësisë së Kosovës. Një qëndrim shumë i guximshëm për një vend të vogël e neutral si Zvicra. Disa komentatorë do të shtronin pyetjen nëse ambasadori Maurer ishte esëll atë ditë.
Për arsyet e ndërrimit të prioriteteve, statusi para negociatave, kulisat e bisedimeve për Kosovën argumentat me presidentin Putin në favor të Kosovës, kontaktet me liderët kosovarë si dhe disaporën kosovare në Zvicër, flet ish shefja e diplomacisë dhe kryetarja e Konfederatës Helvetike, Micheline Calmy-Rey, në një bisedë me ish ambasadorin e Kosovës në Zvicër Naim Malaj.
Zonja Calmy-Rey, si shefe e Departamentit Federal për Punë të Jashtme jeni angazhuar në favor të pavarësisë së Kosovës. Më kujtohet deklarata e ambasadorit tuaj Peter Maurer pranë OKB-së në Nju Jork në vitin 2005, i cili që në atë kohë kishte shtruar çështjen e Pavarësisë së Kosovës në ndërkohë që vende si SHBA, Franca, Britania, Gjermania etj, ishin më të « kujdesshme » rreth kësaj çështje. Për Zvicrën e « vogël » dhe neutrale Kosova paraqiste një interes të veçantë për politikën e e saj të jashtme?
Së pari, ka një komunitet të rëndësishëm të Kosovës që jeton në Zvicër, ky ishte një argument për të cilin interesohej Zvicra rreth Kosovës dhe stabilitetit të regjionit.
Në atë kohë zhvilloheshin mbledhje të rregullta ne Lucern mes serbëve dhe kosovarëve dhe në atë kohë mbrohej ideja që Kosova të sillej konform standaretave nderkombëtare, si ato të Drejtave të Njeriut dhe qeverisjes së mirë, para se te diskutohej për çështjen e statusit, transmeton infosot.com.
Mirëpo, këto bisedime nuk shpinin askund, nuk ishte një zgjidhje të problemit. Në një moment të caktuar pas një reflektimi brenda Departamentit tonë konkluduam se duheshin ndërruar përparësitë, duhej së pari të zgjidhej statusi kështu që njerzit që jetonin në Kosovë do të kishin interes që të promovonin të Drejtat e Njeriut dhe qeverisjen e mirë, në ndërkohë që pa status nuk kishte përgjgegjësi, nuk kishim autoritete dhe lidership përgjegjës, pra kemi ndërruar prioritetet, duke vënë statusin para standarteve.
Foto : Anouk Van Aperen
Ishte nje reflektim i bërë në akordim me diplomacitë perëndimore?
Ishte nje reflektim i bërë brenda Departametit tonë , ky ishte qëndrimi që ambasadori ynë Peter Maurer ka mbrojtur para Këshillit të Sigurimit të OKB-se në Nju Jork.
Ky fjalim ka pasur mbështetjen dhe aprovimin e disa departamenteve federale dhe është bërë në emër të Konfederatës Helvetike.
… dhe që kishte mbështetjen e Këshillit Fderal (Qeverisë Federale) ?
Sigurisht që ka pasur mbështetjen e Këshillit Federal, ky fjalim që evokonte per herë të parë idenë e pavarësisë së Kosovës kishte marrë aprovimin e departameteve federale pa asnjë vërejetje ashtu siç e kërkon procedura, fjalimi ka kaluar në Këshillin e Sigurimit me mbështetjen e Këshillit Federal, të cilin e përfaqësonte ambasadori Maurer. Eshtë e vërtetë që ky fjalim që nuk pritej nga Zvicra e vogël ka bërë një bujë të veçantë në rrethet diplomatike.
Qëndrimi juaj ndaj Kosovës tërheq vëmendjen edhe të shteteve më të fuqishme si SHBA, aq sa SHBA-të do t’ju ftojnë në një mbledhje trans-atlantike ?
Po, gjatë një mbledhje transatlantike në Nju Jork, në marzhinat e një mbledhjeje të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork që mblidhte vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e NATO-s, si e ftuar e posaçme ishte edhe Zvicra. Amerikanët na ftonin kur kishte nevojë në Nju Jork ndërsa evropianët nuk na ftonin në Bruksel…
Pas fjalimit të ambasadorit tonë në OKB rreth pavarësisë së Kosovës, çështja ishte shtruar tashmë në këtë mbledhje. Në rend të ditës të këtij takimi figuronte paravarësia e Kosovës.
Duhet thënë që këto mbledhje nuk janë demoktratike për faktin se të parët që flasin janë të mëdhenjtë e pastaj të vegjlit. Por kur u shtrua tema e Kosovës unë kërkova e para fjalën duke thyer rregullat e protokollit. Në fjalën time argumentova pavarësinë e Kosovës. Ishte një diskutim i gjallë dhe me reagime interesante. Më kujtohet që Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, vetëm miratonte me kokë argumetet e mia… Ishte diçka e befasishme qe dikush që ndodhej në fund të ftesës te ngriste dorën i pari… Këtu kam shfaqur argumetin per pavarsinë e Kosovës dhe nga kjo kohë jam shfaqur ne publik si personi qe mbronte pavarësinë e Kosovës, transmeton infosot.com.
Një mbresë, një kujtim të veçantë nga takimet tuaja me liderët botërorë rreth çështjes së Kosovës ?
Kam një kujtim me Vladimir Putin të cilin e kam takuar si kryetare e Konfederates Helvetike, nëse s’gaboj më 2007. Presidenti Putin, paraqiste argumente të kundërta rreth pavarësisë së Kosovës duke u frikësuar nga një rast që do të shërbente si precedent. I shpjegova pozicionin e Zvicrës, se mes dy parimeve të së Drejtës Publike Ndërkombëtare, atij të vetvendosjes së popujve dhe ingritetit territorial te nje vendi. Zvicra kishte zgjedhur t’i jepte prioritet vetvendosjes së popullit kosovar per faktin që kishte një qeveri në një territor, popullatë dhe që sidomos kishte pasur një popullatë të rrezikuar, e cila kishte pësuar dhunime të të Drejtave Njerzore .
Për këtë arsye ne i kishim dhënë përparësi parimit te vetvendosjes si një mënyrë për ta mbrojtur Kosovën dhe popullin e saj. Këto argumente janë marrë edhe nga Gjykata Ndërkombëtare Hagës, por që, për kërshëri, më vonë, i njëjti tip argumetash juridikë është përdorur edhe nga Rusia pas bashkimit të Krimesë.
Ku ndodhej Micheline Calmy-Rey më 17 shkurt 2008 ?
Kam qenë e ftuar në një ceremoni fetare të organizuar nga komuniteti kosovar që mbahej në kishën e qyteti Wil në Zvicrën gjermane. Kur arrita në stacionin trenit, prifti që më priste qante nga gëzimi. « është e pabesueshme, ka ndodhur një mrekulli, sot në mëngjes Kosova ka shpallur pavarësinë e Kosovës ndërsa ju ndodheni në mesin tonë », më thoshte ai.
Kam pasur shume problem per te bindur kolegët e Këshillit Federal se prania ime ne Wil më 17 shkurt 2008 ishte një rastësi, një takim që ishte caktuar tre muaj me parë dhe se nuk isha unë ajo që e kishte caktuar datën pavarësisë së Kosovës.
Rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës, Zvicra e ka njohur më 27 shkurt 2008. Një « vonesë » 10 ditëshe për një vend që i pari e kishte mbështetur këtë pavarësi ?
Nuk ishte shume vonë, së pari duhej rregulluar çështja e hapjes së ambasadës. Jemi një nga vendet e para që kemi hapur një ambasadë në Kosovë. Pastaj jemi angazhuar në bindjen e antarëve te komisionit parlamentar për politikë të jashtme, sepse njohja e një shteti nuk është vetëm çështje e Qeverisë Federale, duhej aprovuar edhe nga komisioni parlamentar.
Nuk ishte e lehtë të bindeshin anëtarët e këtij komisioni brenda të cilit kishte anëtarë që kundërshtonin pavarësinë e Kosovës duke u thirrur në argumente të së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Argumente që ishin shprehur nga ekspertë kushtetues që thonin se integriteti territorial ishte kundër të Drejtës Ndërkombëtare Publike dhe per Zvicrën si një një shtet i së Drejtës kjo paraqiste problem.
Pastaj për arsye neutraliteti kishte frikë nga prishja e marrëdhënieve me Serbinë dhe Rusinë.
Serbia nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet diplomatike dhe për një kohë ia kishte ndaluar ministrit të saj të më fliste.
Ishin disa shqetësime që mund të kuptoheshin por me kohë ato rezultuan te pabazueshme sepse Zvicra ka punuar shumë me Serbinë në kuadër të OSBE-së, kemi bërë një presidencë te përbashkët me Serbinë gjatë vitit 2014-2015 ; pastaj me Rusinë kemi punuar rreth bisedimeve mes Turqisë dhe Armenisë për çka interesohej edhe Rusia.
Zvicra ishte aktive në disa dosje diplomatike si ajo e marrëveshjes nukleare me Iranin. Përfaqësonim interesat e Rusisë në Gjeorgji që nga ndërprerja e marrëdhenive mes këtyre vendeve nga viti 2008. Me Rusinë nuk kemi pasur probleme të veçanta per faktin qe kemi qene aktiv ne shumë dosje diplomatike, ndërsa me Serbinë marrëdhëniet kanë rifilluar ngadalë.
Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, në Serbi janë dëgjuar zëra që Kosova tani duhet t’i kthehet Serbisë, ndërsa Vladimir Putin shumë kohë më parë u thoshte serbëve që « Perëndimi ua ka vjedhur Kosovën, ne do t’ju ndihmojmë». Në të njëjtën kohë, Rusia po i shet Serbisë armë të sofsitikuara me çmime të volitshme. I frikësoheni një kthimi te Rusisë në Ballkan dhe një skenari në Kosovë te ngjajshëm e me atë të Krimesë ?
Mendoj se garancia me e mirë për Kosovën janë bisedimet që aktualisht po bëhen mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë per hyrjen e saj ne BE, si dhe investimi i BE-së në Kosovë për t’i përmisuar standartet e të Drejtave te Njeriut dhe të qeverisjes së mirë për të gjetur zgjidhje për problemin e të drejtave e minoritetit serb në Kosovë. Me duket se BE është shumë e angazhuar në Kosovë.
Këtu shoh garancitë më të mira për Kosovën, do të thotë në bisedimet mes Serbisë dhe BE-së edhe pse disa vende të saj nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Cfarë mendoni rreth administratës së ardhshme amerikane nëse ajo do te vazhdojë ta ketë në axhendën e politikës së saj te jashtme Ballkanin apo do të ketë një shpërqëndrim të vëmendjes nga Kosova dhe Ballkani ?
Eshtë vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë, ajo që i karakterizon zgjedhjet amerikane është e panjohura. Por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin që BE-ja do të duhet të investojë më shumë në politikën e mbrojtjes sepse Donal Trump gjatë fushatës ka shprehur skepticizimin e SHBA-ve ndaj NATO-s duke folur edhe për tërheqje nga ky organizatë. Eshtë një konstatim dhe një reflektim qe po bëjnë evropianët për të forcuar nje politikë te sigurisë dhe te mbrojtjes, transmeton infosot.com.
Për momentin është vështirë të thuhet më shumë.
Kosova vazhdon të mbetet në fokusin e politikës së jashtme zvicrane ?
Qëndrimi i Zvicrës ka qenë që pavarësia do te krijojë një qeverisje më të mirë, kushte për pergjegjësi rreth standarteve ndërkombetare, të të drejtave te njeriut.
Zvicra ka inkurajuar dhe mbështetur financiarisht autoritetet kosovare, ushtarë zvicranë ndodhen në Kosovë në kuadër të misionit Swisscoy. Ne kemi investuar në EULEX, ne jemi shumë të pranishëm në Kosovë dhe vazhdojmë të tregojmë interesin tonë për vendin tuaj. Pak kohë më parë minsitri ynë, Z. Burkhalter ka pritur ministrin tuaj duke rikonfirmuar interesin tonë për Kosovën.
Cilat kane qenë kontaktet tuaja me autoritet kosovare ?
Unë kam pasur kontakte të mira dhe të shpeshta. Kam takuar presidentin Rugova kur ai ishte i sëmurë. Me kishte treguar dhomën ku mbante koleksione gurësh të çmuar mineralesh nga regjione të ndryshme të Kosovës, duke më bërë një dhuratë. Kosova është një vend për te cilin kam ruajtur një dashamirësi të veçantë. Shpresoj se do ta vizitoj së shpejti.
Si e shihni të ardhmen e Kosovës dhe të Ballkanit ?
Unë jam gjithmonë optimiste sepse jam e udhëhequr nga dëshira e mirë dhe optimizmi. Provoj ta shoh gotën gjysmë të mbushur e jo gjysmë të zbrazët . Jam optimiste sidomos rreth rolit që luan Bashkimi Evropian mes Serbisë dhe Kosovës.
Znj. Calmy-Rey, ju personalisht dhe vendi juaj, jeni anzgazhuar në favor të pritjes së refugjatëve nga Kosova, si dhe njohjes së pavarsisë së Kosovës. Për këtë Kosova si dhe diaspora e saj në Zvicër ju janë mirënjohës.
Unë kam bërë punën time dhe jam shumë e kënaqur që kjo është realizuar..
… pikërisht, rreth këtij angazhimi ambasada juaj në Bernë, në nëntor 2010 ju ka dhënë çmimin disapora.
Jam shume mirënjohëse sepse eshte e vërtetë që kjo ishte një mirënjohje për përpjekjet e bëra nga Zvicra. Për mua ky çmim ishte i rëndësishëm sepse në fakt ka pasur polemika në Zvicër rreth njohjes se pavarsisë së Kosovës , në një farë mënyre më ka siguruar se ne kemi marrë vendimin e duhur. Një çmim që e ruaj me kujdes në shtëpinë time, do duhej ta kisha marrë sot me vete për ta ekspozuar në tavolinën time të punës , së paku per foton.
Dhe në fund zonja Calmy-Rey, cili është imazhi juaj për diasporën kosovare në Zvicër ?
Kosovarët në Zvicër janë pjesë e krenarisë tonë kombëtare me përfaqësuesen tonë të futbollit. Ndërsa tani shumica e tyre jane integruar shumë mirë. Ata janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Të integruar mirë. Ata kanë bërë të vetat vlerat zvicrane. Kane marrëdhënie me vendin e tyre të origjinës. Kjo krijon lidhje te veçanta. Ka lidhje ajrore te veçanta nga Zuriku, Bazeli dhe Gjeneva. Eshtë një diasporë e madhe dhe një arsye pse ne kemi marrë rolin e lidershipit për njohjen e pavarsisë së Kosovës. Dikush, ka thënë se Kosova ështe kantoni i 27-të i Zvicrës.
Bisedën e zhvilloi, Naim Malaj, ish ambasador i Kosovës në Zvicër