Binjakët e sportistëve në botë

10.03.2015 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Binjakët e sportistëve në botë

Ata janë të ngjashëm porthuajse si dy pika uji por emocionet që përcjellin tek njerëzit i përçojnë nga kanale të ndryshme.

Një fjalë e urtë thotë se çdokush e ka një binjak diku në botë dhe nga kjo nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e famshëm. Aktorë, artistë dhe sportistë, një miks kombinimesh të çuditshme ku Pirlo apo Sergio Ramos shumë mirë në një univers paralel mund të ishin aktorë apo muzikantë të suksesshëm. Ata janë të ngjashëm porthuajse si dy pika uji por emocionet që përcjellin tek njerëzit i përçojnë nga kanale të ndryshme.

Karim Benzema prej shumë vitesh ka pushtuar zemrat e tifozëve në Madrid, por mijëra kilometra larg, aktori amerikan Shia LaBeouf po korr të njëjtin sukses në Hollywood. Njëri sulmues dhe tjetri interpretues por që të dy pothuajse binjakë…. Luca Modric dhe David Guetta. Njëri futbollist dhe tjetri muzikant, por nëse kroati do të vendosë kufjet për të drejtuar një koncert përballë mijëra të rinjve, të jeni të sigurt se askush nuk do të dyshojë që ai është D.J francez. Qëndrojmë në Spanje ku një tjetër lojtare ka klonin e tij. Claudio Bravo dhe aktori spanjoll Pablo Chiapella janë të ngjashëm në shumë detaje fizike. Kush mendon se Gareth Bale nuk ka pamjen e duhur fizike për të pasur sukses edhe jashtë fushës së blertë, gabohet. Sulmuesi i Realit ka një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtarin britanik Robbie Williams. Gjithsesi, ky është një krahasim që bëhet edhe më real duke parë modelin e flokëve që të dy preferojnë të mbajnë. Për Sergio Ramos vjen një peshë e rëndë e kinemasë amerikane. Ai është aktori hollivudian Val Kilmer. Nëse jeni në gjendje të gjeni ndryshimet atëherë do të thotë se keni një vështrim vërtet të mprehtë. Në Serie A, Andrea Pirlo është njeriu i fortë i mesfushës së Juventusit, por përtej Atlantikut, binjaku i tij Chuck Norris është njeriu i fortë i filmave aksion. Më të vështira rezultuan kërkimet për Novak Djokovic, por numri 1 i botës në tenis mund ta gjejë kopjen e tij në Europë. Ai është toreadori spanjoll Jesulin de Ubrique. Nga tenisi në basketboll, Dario Saric mund të krenohet me një binjak të suksesshëm. Basketbollisti kroat ka një ngjashmëri të madhe me aktorin Joaquin Phoenix. Po Diego Milito? Ish sulmuesi i Interit nuk shkon shumë larg sepse për të gjetur klonin e tij mjafton të kthehet vetëm pak vite në kohë. Ish sulmuesi uruguajan Enzo Francescoli ka një ngjashmëri të madhe me heroin e tripletës zikaltër. Për ta mbyllur këtë klasifikim spostohemi shumë prapa në kohë ku zbulojmë se tiparet e Di Marias kanë një ngjashmëri të mahnitshme, as më shumë dhe as më pak se me ato të shkrimtarit Franz Kafka./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kim Kardashian dëshiron të bëhet studente

Kosova në zonën e tërmeteve – ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Shërimi i malaries tani mund të bëhet me një dozë të vetme

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Maliqi: Demarkacioni u tërhoq për faj të Listës Serbe

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Neki-Rashicës: Krejt Kosova është me ty (Foto)

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Vetëvendosje po mobilizon qytetarët për protestën e 1 shtatorit

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Policia dhe Doganat konfiskojnë rroba të falsifikuara me vlerë 200 mijë Euro, pesë të arrestuar

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Fabregas transferohet në Real Madrid? (Foto)

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Mesazhet e vizitës së Bidenit në Kosovë

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Në Velekincë të Gjilanit një serb i Pasjanit ka filluar ta dëmtojë xhaminë (VIDEO)

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Rritet numri i aksidenteve tragjike, 59 të vdekur brenda gjashtë muajve

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Hoxhaj numëron kërcënimet me të cilat përballet Ballkani

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive

Ndalohen librat nga Serbia – Organizatori i Panairit: Qeveria e Kosovës represive

Fajon: Kosova përmbushi më shumë kritere për liberalizim se sa vendet e Ballkanit

Fajon: Kosova përmbushi më shumë kritere për liberalizim se sa vendet e Ballkanit